Kosova në udhëkryq, Haradinaj po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Politika

Kosova në udhëkryq, Haradinaj po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 shkurt 2019 Në ora: 21:40
Ramush Haradinaj

“Po që se ka vullnet politik, mund të gjendet zgjidhje që të respektohet këshilla e SHBA-ve. Gjithnjë duke pasur parasysh se SHBA-ja ka merita të mëdha në shtet ndërtimin e Kosovës. Institucionet e Kosovës, duhet ti trajtojnë seriozisht kërkesat e amerikanëve”, ka thënë Imer Mushkolaj.

SHBA-ja ka merita të mëdha në shtet ndërtimin e Kosovës dhe nëse ka vullnet politik, mund të gjendet zgjidhje që të respektohet këshilla e saj.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se para se të hiqet taksa ndaj Serbisë, duhet bërë një pyetje miqve amerikanë: Se cili është qëndrimi i tyre zyrtar për dialogun final Kosovë –Serbi, kjo për faktin se nëse ndodh kjo e keqe për Kosovën, atëherë me të vërtetë do të bindemi të gjithë që Serbia ka aleatë gjithë botën.

Sipas tyre, gjithmonë qëndron frika se edhe nëse pezullohet taksa, Serbia do del me ndonjë kusht tjetër për vazhdimin e dialogut.

Makolli: Duhet që ta dëgjojmë mikun tonë

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë se me SHBA-në, Kosova çdo herë ka pasur gjëra të përbashkëta.

Sipas tij, historikisht Kosova nuk ka qenë e përkrahur nga miqtë e vërtete dhe është hera e parë që në krahët tanë është rreshtuar shteti më i fuqishëm dhe më demokrat botëror SHBA-ja, andaj këtë miqësi duhet ta ruajmë si sytë e ballit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat