Shqiptarët e Kosovës Lindore, “të huaj” në atdheun e tyre

Politika

Shqiptarët e Kosovës Lindore, “të huaj” në atdheun e tyre

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 27 shkurt 2019 Në ora: 22:47
Presheve

Presidenti Hashim Thaçi 20 vjet pas lufte, as edhe njëherë nuk e ka marrë mundin që seriozisht të merret me problemet e shqiptarëve autokton të Kosovës Lindore.

Madje-madje me raste edhe i ka injoruar apo poshtëruar duke i quajtur të “paburra”, apo të “pazot”, si në rastin e heqjes së lapidarit me emrat e ish-ushtarëve të UÇPMB-së në Preshevë, ku është thënë se privatisht presidenti Thaçi, liderëve në Preshevë u kishte thënë turp ju qoftë.

 

Premtimet e Haradinajt

Para zgjedhjeve, kryeministri i tanishëm i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, në një intervistë lidhje me gjendjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovën Lindore kishte deklaruar se bashkëndjejnë me  qytetarët e Luginës.

“Për shkak se jo shumë kohe prej sot edhe ne kemi qenë në situatë të ngjashme, ne dikur me plot djem tri edhe nga Presheva, kur donim me e bo gati luftën nga Shqipëria, e në pamundësi shpesh me funksionu në Kosovë, kemi qenë bashkë. Është vërtet shumë  e dhimbshme që vëllezërit dhe motrat tona atje nuk kanë mundur ta gëzojnë të njëjtin rezultat që ndodhi këtu tek ne në Kosovë, pra është e dhimbshme që kanë mbetë ashtu, në fakt u bënë përpjekje edhe atje, por ishin rrethanat e tilla që nuk dhanë rezultate. Unë në vitin 2004/5 kur kam qeverisur, është filluar puna për hapjen e zyrës së Preshevës, këtu tek ne, atëherë qëllimi ka qenë që ti identifikojmë temat të cilat janë më jetike për vëllezërit dhe motrat tona dhe në një mënyrë me qenë me ta, në mënyrë që me vazhdu jeta, zhvillimi, me u rritë. Më vjen keq që pastaj këto janë harruar dhe jo vetëm që nuk kemi bë kujdes, përkundrazi kemi bë edhe ofendim, ka qenë ofendim ajo shuma 50 mij euro që iu patë folë atyre”, kishte thënë ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat