Millaku: Platforma e 2019 është e barabartë me platformën e 2011

Politika

Millaku: Platforma e 2019 është e barabartë me platformën e 2011

Nga: G.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 23:57
Drita Millaku

Opozita ka qenë kundër Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, e madje ka kundërshtuar dhe Platformën e këtij Ekipi.

Të hënën në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike nuk kaloi Platforma për dialogun me Serbinë, ndërsa projektligji për detyrat, përgjegjësit dhe kompetencat e delegacionit shtetëror në procesin e dialogut me shtetin fqinj kaloi në lexim të dytë në seancën e radhës.

Lidhur me Platformën, kundërshtimin dhe vlefshmërinë e saj, derisa dialogu do të udhëhiqet nga presidenti, deputetja nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se platforma nuk përkrahet për shumë arsye, e që e para është kundërshtimi me Kushtetutën dhe vet procesin e dialogut dhe se duhet bërë një analiztë dialogut të deritanishëm.

“Platforma nuk do të përkrahet për shumë arsye. E para arsye që do ta kundërshtojmë se është platformë në kundërshtim me Kushtetutën dhe bie ndesh me vetë procesin e dialogut. E dyta arsye pse nuk do ta përkrahim është se duhet t’i bëhet një analizë e dialogut të deritashëm dhe të shikohet cilat marrëveshje janë implementuar prej atyre që janë bërë dhe ato janë hiq ma pak se 33 marrëveshje. Edhe dialogu i deritanishëm por edhe platforma dhe ridialogimi shkojnë në favor të shtetit serb për të fituar beneficione tjera nga BE dhe në favor të ekzistencës politike të Hashim Thaçit edhe për një kohe”, është shprehur ajo.

Sipas Millakut, Platforma është e barabartë me atë të vitit 2011 dhe se fajtori për gjithë këtë politikë është Hashim Thaçi.

“Për këto dhe shumë çështje tjera do t’i diskutojmë në seancë nëse do të ketë kohë të vijë në seancë. Shkurt platforma e 2019 është e barabartë me platformën e 2011, Kosova vetëm do të humb nuk do të fitojë asgjë. Që nga mbarimi i luftës në Kosovë, ne jemi sjellë me Serbinë thuajse jemi fajtor, pra politikë e gabuar dhe kjo po na hakmerret tani, institucionet tona po punojnë pa strategji që 20 vite. Duhet ta theksoj edhe njëherë se fajtor kryesor i kësaj politike është Hashim Thaçi”, ka deklaruar Drita Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat