"Institucionet e Kosovës duhet t'i trajtojnë seriozisht kërkesat e amerikanëve"

Politika

"Institucionet e Kosovës duhet t'i trajtojnë seriozisht kërkesat e amerikanëve"

Nga: D.B Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Ramush Haradinaj

SHBA-ja ka merita të mëdha në shtet ndërtimin e Kosovës dhe nëse ka vullnet politik, mund të gjendet zgjidhje që të respektohet këshilla e saj.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se para se të hiqet taksa ndaj Serbisë, duhet bërë një pyetje miqve amerikanë: Se cili është qëndrimi i tyre zyrtar për dialogun final Kosovë –Serbi, kjo për faktin se nëse ndodh kjo e keqe për Kosovën, atëherë me të vërtetë do të bindemi të gjithë që Serbia ka aleatë gjithë botën.

Sipas tyre, gjithmonë qëndron frika se edhe nëse pezullohet taksa, Serbia do del me ndonjë kusht tjetër për vazhdimin e dialogut.

Image
Imer Mushkolaj

Lidhur me këtë, analisti politik, Imer Mushkolaj, ka pohuar se SHBA-ja ka merita të mëdha në shtet ndërtimin e Kosovës.

“Poqë se ka vullnet politik, mund të gjendet zgjidhje që të respektohet këshilla e SHBA-ve. Gjithnjë duke pasur parasysh se SHBA-ja ka merita të mëdha në shtet ndërtimin e Kosovës. Institucionet e Kosovës, duhet ti trajtojnë seriozisht kërkesat e amerikanëve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat