Gani Mehmetaj: Pse u ngutët disa liderëve tanë heqja e taksës, a ju kanë mbetë maunat me mallra serbe në kufi?

Politika

Gani Mehmetaj: Pse u ngutët disa liderëve tanë heqja e taksës, a ju kanë mbetë maunat me mallra serbe në kufi?

Nga: D. B. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:46
Gani Mehmetaj

Profesor Gani Mehmetaj, ka thënë se kur ta ketë Amerika përnjëmend heqjen e taksave ndaj Serbisë, do ta gjejë rrugën që ta bind kryeministrin.

Sipas tij, deri atëherë kemi probleme shumë- shumë më të rëndësishme.

“Punë e madhe nëse na njeh apo nuk na njeh Serbia, kjo është brenga më e vogël. Po nuk pati presion nga Perëndimi kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e shtetit tonë. Pse u ngutet disa liderëve tanë heqja e taksës: u kanë mbet maunat me mallra të Serbisë në kufi e frikësohen se do tu prishën, apo nuk duan ta prishin punën me Serbinë? Shumë siklet i ka kap”, ka thënë profesor Gani Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat