Taksa përcakton fatin e Haradinajt si kryeministër

Politika

Taksa përcakton fatin e Haradinajt si kryeministër

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 shkurt 2019 Në ora: 21:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj po vazhdon të qëndrojë stoik ndaj vendimit për taksën e vendosur mallrave serbe, por, edhe presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vazhdon që të kërkoj të kundërtën. Kjo është parë edhe gjatë takimit me zëvendësdrejtorin e Lartë për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley,

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një deklarate për media, ka njoftuar për rreth takimit të zhvilluar në zyrën e Presidentit të Kosovës, mes zyrtarëve e lartë amerikanë, dhe presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Po ashtu, thuhej se “mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik ... dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”.

Përveç tjerash, thuhet se “ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik.

Krasniqi: Presioni amerikan është rritur

Sipas, Faik Krasniqi, njohës i çështjeve politike, presioni i rritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është gjë e mirë për Kosovën.

“Taksa me të drejte është vendosur ndaj Serbisë, por një gjë me shqetëson mua. Mallrat e Serbisë vazhdojnë të jenë prezentë në marketet tona, pa lëvizur fare çmimi i tyre. Ose është duke u kontrabanduar malli nga Serbia, ose po riambalazhohen në shtetet fqinje, se s'ka mundësi një gjë e tillë. Presioni amerikan është rritur. Nuk është gjë e mire për ne. Kryeministri Haradinaj vazhdon të këmbëngul që taksa nuk do të hiqet pa na njohur Serbia. E mbështes qëndrimin e tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja nuk është në gjendje që të detyrojë Haradinajn që ta heq taksën ndaj Serbisë, po as me prishje të koalicionit ose me zgjedhje të jashtëzakonshme.

“PDK vazhdon ta kërcënojë për heqjen e taksës. Mirëpo, nuk është në gjendje as ta detyrojë ta heq taksen, por as ta prish koalicionin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse ne zgjedhje do të pësonte debakël”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat