Shteti që i “stimulon” vrasësit

Politika

Shteti që i “stimulon” vrasësit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 shkurt 2019 Në ora: 23:26
Abid Jashari mbeti i vrarë në paraditen e së mërkurës nga plumbat që u shkrepën në drejtim të tij

Abid Jashari mbeti i vrarë në paraditen e së mërkurës nga plumbat që u shkrepën në drejtim të tij derisa po voziste veturën. E këtë vrasje, ka dështuar ta parandalojë Policia e Kosovës, e cila ishte në dijeni se vrasja mund të kryhet.

Tashmë edhe zyrtarisht është kuptuar se i dyshuari kryesor për këtë vrasje është vëllai i gruas së të ndjerit Jashari, personi me emrin Besnik Shkodra, i cili pas ndjekjes disa orëshe të hetuesve policorë edhe është vetë dorëzuar në polici.

Viktima, meqë ishte ndjerë i frikësuar kishte shkuar në mesnatën e 26 shkurtit në Stacioni Policor Veriu në Prishtinë (i cili ndodhet në lagjen Vranjevc) dhe kishte treguar hallin e tij.

Policia e Kosovës mohon se në Kosovë ka një trend të rritjes së vrasjeve dhe krimeve, megjithatë njohës të çështjeve të sigurisë, thonë se Policia e Kosovës, nuk është duke e zbatuar metodologjinë e punës ashtu si duhej.

Kjo për faktin se shifra prej 32 rasteve të vrasjeve në vitin 2018, pa dyshim se është tejet alarmante.

Rastet e vrasjeve në Kosovë, sipas njohësve të sigurisë vijnë si rezultat i shumë faktorëve, përfshirë këtu edhe qërimin e hesapeve, praninë e madhe të armëve ilegale në popullatë, e mbi të gjitha në nivelin e ulët të institucioneve të sigurisë (në këtë rast policisë) për parandalimin e këtyre akteve kriminale.

Policia: 32 vrasje më 2018-tën

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se për këtë vit Policia e Kosovës nuk kanë nxjerrë të dhëna rreth numrit të vrasjeve, por sipas tij, në vitin 2018 janë shënuar gjithsej 32 raste të vrasjeve në Kosovë.

Sipas tij, të gjitha rastet të cilat janë të evidentuara në PK, apo në sistemin informativ të bazës të dhënave të policisë së Kosovës, në të shumtën e rasteve Policia e Kosovës, ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët kanë kryer vepra të tilla kriminale.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të premten në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat