Taksa, presioni amerikan dhe kërcënimet e PDK-së, a po bëhet një Qeveri teknike me kryeministër Isa Mustafën?

Politika

Taksa, presioni amerikan dhe kërcënimet e PDK-së, a po bëhet një Qeveri teknike me kryeministër Isa Mustafën?

Nga: A.M Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:14
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të qëndrojë stoik ndaj vendimit për taksën e vendosur  mallrave serbe, por, edhe presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vazhdon që të kërkoj të kundërtën.

Kjo është parë edhe gjatë takimit me zëvendësdrejtorin e Lartë për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley,   

Sipas, Faik Krasniqi, njohës i çështjeve politike, presioni i rritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është gjë e mirë për Kosovën.

“Taksa me të drejte është vendosur ndaj Serbisë, por një gjë me shqetëson mua. Mallrat e Serbisë vazhdojnë të jenë prezentë në marketet tona, pa lëvizur fare çmimi i tyre. Ose është duke u kontrabanduar malli nga Serbia, ose po riambalazhohen në shtetet fqinje, se s'ka mundësi një gjë e tillë. Presioni amerikan është rritur. Nuk është gjë e mire për ne. Kryeministri Haradinaj vazhdon të këmbëngul që taksa nuk do të hiqet pa na njohur Serbia. E mbështes qëndrimin e tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja nuk është në gjendje që të detyrojë Haradinajn që ta heq taksën ndaj Serbisë, po as me prishje të koalicionit ose me zgjedhje të jashtëzakonshme.

Image
Faik Krasniqi

“PDK vazhdon ta kërcënojë për heqjen e taksës. Mirëpo, nuk është në gjendje as ta detyrojë ta heq taksen, por as ta prish koalicionin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse ne zgjedhje do të pësonte debakël”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Sipas, Krasniqit, PDK-ja ka në planë që ta largojë nga Qeveria AAK-në, në mënyrë që të formoje një Qeveri teknike me LDK-në.

“Kam përshtypjen që PDK ka një plan. Ta largojë AAK nga Qeveria, me LDK ta formojënjë Qeveri teknike ku kryeministër do të bëhej dikush nga LDK. Kjo Qeveri teknike do të zgjaste disa muaj deri sa të përfundonte dialogu me Serbinë. Pas përfundimit e dialogut, arrihet një marrëveshje me Serbinë dhe vendi shkon në zgjedhje. Por, LDK do të ishte ajo që në zgjedhje do të pësonte debakël për shkak të këtij koalicioni me PDK, sepse elektoratit nuk do t’ia falte më tradhtinë që do t'i bënin!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat