Eksperti i sigurisë flet për gjuajtjen me armë të Dardan Gashit dhe Endrit Shalës: Ogur i keq për drejtësinë

Politika

Eksperti i sigurisë flet për gjuajtjen me armë të Dardan Gashit dhe Endrit Shalës: Ogur i keq për drejtësinë

Nga: D. B Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:53
Fadil Kajtazi

Njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, ka thënë se kriminaliteti është pasojë e gjendjes se përgjithshme të një vendi.

Sipas tij, gjendja ekonomike, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, niveli i dobët i arsimimit, janë baza e rritjes se nivelit të kriminalitetit.

Sipas tij, ky cikël i zhvillimit, detyrimisht dërgon në fazën e masivizimit të përdorimit të dhunës si mjeti i arritjes së qëllimit, ku përdorimi i armëve është i pa shmangshëm.

“Nuk është rritje e nivelit të krimit si shkak armëmbajtja pa leje, krimi ne momentin që vije në fazën e përdorimit të armëve ato i gjen. Rritja e nivelit të vrasjeve është krijimi i klimës që rritë nivelin e prirjes për të përdorur armët nga individ dhe grupe kriminale. Prandaj parandalimi i kësaj dukurie që po rrezikon të shndërrohet në fenomen, nuk është efikas vetëm me masa represive. Kjo kërkon një gamë të gjerë veprimesh, zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik, funksionimi i rendit dhe ligjit janë kusht themelor. Rasti i fundit i drejtësisë së Kosovës në shndërrimin e armëve të zjarrit të armës me gaz për ministrat Gashi e Shala, është një ogure i keq që nuk le shpresë për qytetarët e këtij vendi për zhvillim normal”, ka thënë njohësi i çeshiteve të sigurisë Fadil Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat