Ardhja e diplomatëve amerikanë në Kosovë ia nxori në shesh gënjeshtrat e Thaçit

Politika

Ardhja e diplomatëve amerikanë në Kosovë ia nxori në shesh gënjeshtrat e Thaçit

Nga: D. B Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:31
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi në njërën anë është për shkëmbim territoresh me Serbinë, kurse në anën tjetër zyrtarët e lartë amerikanë, thonë se administrata e tyre s'është për shkëmbime territoresh me Serbinë, por për ruajtjen territoriale e kushtetuese të Kosovës. Atëherë lind pyetja se kujt ti zënë besë populli?

Kështu ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se është normale dhe e logjikshme t'u zihet besë zyrtarëve amerikanë të cilët shpëtuan dhe e krijuan Republikën e Kosovës, e kurrsesi ti besohet dialogut të cilin e bën në krye n‘vete Kryetarit të Kosovës Hashim Thaçit me Vuçiqin.

“Ardhja e diplomatëve amerikanë në Kosova ia nxori në shesh gënjeshtrat e Thaçit se Amerika qenka për ndarje e shkëmbime territoresh me Serbinë, ia nxorën në shesh se ky dialog i Thaçit me Vuçiqin është i kot, i pa dobishëm e i pa vlefshëm për Kosovën, kurse politikisht për blerje kohe e për ofanzivë diplomatike shumë i dobishme për Serbinë. Serbia shkon në kartën politike të dialogut të gjatë e të pa kufijshëm me Thaçin për të fituar poena politike para ndërkombëtare. Motoja Serbe ndaj Kosovës është, sa më shumë zgjatje bisedash me Thaçin, aq më mirë për Serbinë”, ka thënë Mehazi.

Image
Sylejman Mehazi

Sipas tij, pas këtyre intrigave politike të sheshuara Thaçit si mbetet gjë tjetër, po t'i kthehet qeverisë e t'i koordinojnë veprimet politike mirë e mprehur me Haradinajn për punë konkrete e të dobishme për Kosovën.

“Nëse qeveria Serbe është e njëzëshme me deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, pse dhe deklaratat e Thaçit të mos jenë të njëzëshme me të Haradinajt, nëse presidenti, kryetari parlamentit dhe kryeministrja serbe rrinë tog kundër pavarësisë së Kosovës. Atëherë pse edhe kryetari i Kosovës, i parlamentit e i qeverisë, të mos jenë tog kundër Serbisë gjenocidiale. Tani e tutje Thaçi duhet të vetëdijesohet, sepse ai para se të dialogojë me Vuçiqin duhet të pyes njëherë qeverinë e tij, e pastaj të bisedonte me Vuçiqat, Anat, dhe Daçiqat”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat