Largimi i SHBA-së nga Bondsteeli? Zogaj thotë kjo nuk është e vërtetë, Amerika nuk bënë kushtëzime të tilla!

Politika

Largimi i SHBA-së nga Bondsteeli? Zogaj thotë kjo nuk është e vërtetë, Amerika nuk bënë kushtëzime të tilla!

Nga: G.B Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:28
Foto ilustruese

Pas vizitës së zyrtarëve të administratës amerikane në Kosovë, të drejtorit kryesor për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe drejtorit për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley në media është publikuar lajmi se Amerika do të fillojë me sanksione ndaj Kosovës për shkak të taksës dhe se do të heqë kampin amerikan Bondsteel.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se lajme të tilla janë të rrejshme, pasi zyrtarët amerikane nuk bëjnë kushtëzime të tilla por japin këshilla.

“Mediat janë duke kalkuluar mjerueshëm rreth shumë deklaratave të ndërkombëtarëve si dhe me vizitën e zyrtarëve amerikanë rreth taksës dhe kinse të kushtëzimit të saj për “prishjen” e miqësisë më Amerikën dhe të tërheqjes së tyre nga Bondsteel-i! Nuk është e vërtetë, zyrtarë amerikanë nuk bëjnë kushtëzime të tilla, por kanë dhënë këshilla adekuate me situatën e mjerë të cilën po e vetkrijon politika mjerane kosovare, me veprime primitive dhe qëndrime të paimagjinueshme destruktive”, është shprehur ai.

Image
Skënder Zogaj

Sipas Zogajt, taksa është veprim kompetent i Qeverisë dhe e heq kur të sheh të arsyeshme, duke shtuar se këshillat e miqve amerikanë duhet të analizohen miqësisht.

“Taksa është një veprim kompetent i Qeverisë së Kosovës, e cila e ka marrë dhe kur ta sheh të arsyeshme e heq! Sugjerime mund t’i bëhen por jo gjykime të hipotetikëve politikë dhe profiterëve me prirje kriminale, që për përfitime personale janë në gjendje me e shit Kosovën dhe më e fut në gojë të arushës gjithë popullin e Kosovës! Këshillat e miqve amerikanë duhet të analizohen miqësisht me analiza të thella dhe qëndrime unike institucionale, e jo përmes individëve të infektuar nga gripi i qenit”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat