Njohësi i çështjeve të sigurisë: Ja si parandalohet dukuria e vrasjeve në Kosovë

Politika

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Ja si parandalohet dukuria e vrasjeve në Kosovë

Nga: D. B Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:46
Ilustrim

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Armend Halimi ka thënë se, dukuria e vrasjeve në Kosovë nuk është gjë e re, pasi deri në vitin 2008, në krahasim me vendet e Evropës, Kosova ka shënuar numrin më të madh të vrasjeve në krahasim me numrin e banorëve.

“Duke qenë kështu, sigurisht që kjo dukuri është dhe do mbetet ndër shqetësimet kryesore të shoqërisë. Ndërsa, po të shohim mjetet me të cilat kryhet ky krim, që kryesisht kemi të bëjmë me armë, atëherë armët e pakontrolluara në duart e qytetarëve, janë ndër faktorët kryesor të dukurisë së vrasjeve në Kosovë. Për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri, sikurse e kam theksuar vite më parë duhet ndërmarr masa preventive dhe ato shtrënguese”, ka thënë Halimi.

Ai konsideron se në këtë drejtim hyn amnistia, pas kësaj kontrollet dhe bastisjet në kërkim dhe konfiskim të këtyre armëve.

Image
Armend Halimi

“Njëkohësisht si masë preventive, duhet të jetë edhe reagimi me kohë i Policisë sa herë që paraqitet nevoja për ta nga qytetarët, ngase jo çdo akt i vrasjes kryhet me qëllim apo paramendim, por si akt vetëmbrojtje, ku i imponohet qytetarëve ne mungesë së efikasitetit policor, të marrin drejtësinë në dorë. Padyshim që edhe ndaj armbajtësve pala e trafikantëve të kësaj industrie, drejtësia duhet shqiptoj masa serioze”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat