Vrasjet në Kosovë vijnë si pasojë e armëve pa leje që ndodhën në duart e qytetarëve

Politika

Vrasjet në Kosovë vijnë si pasojë e armëve pa leje që ndodhën në duart e qytetarëve

Nga: D. B Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:29
Ilustrim

Se numri i vrasjeve në Kosovë është një ndër dukuritë më problematike tregon edhe numri i tyre. Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky fenomen pa dyshim se vjen si pasojë e shumë armëve pa leje që ndodhën në duart e qytetarëve.

Sipas tij, kjo dukuri vjen edhe nga gjendja e rënduar sociale dhe mos funksionimi i ligjit dhe të institucioneve të drejtësisë ku kemi raste për dënime mjaftë të ulta që u janë shqiptuar personave të cilët kanë bartë armë pa leje.

Image
Nexhat Haziri

“Ka pasur raste kur edhe autorët e vrasjeve kanë marrë dënime të vogla, gjë që kjo bënë të jetë një farë lloj stimulimi, që qytetarët e rëndomtë të bartin armë pa leje.Kjo dukuri që shumë lehtë mund të shndërrohet në fenomen shoqëror kërkon një intervenim të shpejtë të autoriteteve përkatëse. Natyrisht  që si hap i parë do të duhej që të rriteshin dënimet për armët e bartura pa leje, dhe të bëhet një rishikim i ligjeve të cilat kanë të bëjnë për mbajtjen e armëve për të evituar numrin e madhe të vrasjeve në Kosovë”, është shprehur opibnionisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat