Përplasja e ashpër Thaçi-Haradinaj, profesori i njohur tregon personin që po e rrezikon Kosovën

Politika

Përplasja e ashpër Thaçi-Haradinaj, profesori i njohur tregon personin që po e rrezikon Kosovën

Nga: N.H Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:50
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë e ka cilësuar Ramush Haradinajn si një person të rrezikshëm për Kosovën, gjersa edhe ka parashikuar fat të keq për të.

Lidhur me këtë, profesor Dr. Binak Maxharraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, është shprehur se presidenti Thaci është ngulfatur thellë në ideologjinë dhe parimet e PDK-së, e cila nuk respekton asnjë kulturë tjetër politike.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është gjatë në pushtet dhe së kohëve te fundit e ka harruar vetën se kush është dhe kush ishte dikuar; Nga kënaqësia e tij për pushtet ai na i përkujton njerëzit despot të cilët tani historia i ka harruar si te tillë. Ky njeri gjatë gjithë pushtetit të tij instaloi një politikë inatçore në stilin se a e dini së kush jam unë. Ky njeri për te gjitha këto vite instaloj politikën e Thaçit, politikë kjo e cila është ngulfatur thellë në ideologjinë dhe parimet e PDK e cila nuk respekton asnjë kulturë tjetër politike,politika e saj është e karakterit patriarkal, është politik bashibozuke, është një politikë barrikaduese që venë barrikada çdo herë kur asaj nuk i shkon për shtati politikë kjo e cila për te gjitha këto vite të pasluftës në pushtet, nuk solli asgjë të mençur, asgjë të ndritur, por veç errësirë, mjegullim, paqartësi e cila kulmon më mjerim, hajni, plaçkitje, korrupsion, në te gjitha sferat e jetës. Por ajo së çka është me e rëndësishme dhe e rrezikshme për Kosovën është politika e dialogut me Serbinë”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, është Thaçi ai që ia lëshoi të gjithë ‘frejtë’ Serbisë të mbizotëroi në dialog, thuajse Kosova ishte fajtor e jo viktimë.

“Hashim Thaçi pothuajse e rrëmbeu me dhunë bërjen e dialogut më Serbinë. Për këtë shtatë vite te dialogut nuk solli asnjë të mirë për Kosovën, por vetëm marrëveshje të dëmshme. U bë një dialog jo i barabartë në të cilin pala shqiptare hyri pa asnjë kusht, bile as pa kërkim falje as për gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovës gjatë luftës, as për të dhunuarit, as për separacionet e luftës. Pra, thjeshtë dialogu nuk do të duhej të niset pa u sqaruar te gjitha këtë. Por ndodhi ndryshe për arsyet personale te Hashim Thaçit ai që ia lëshojë të gjithë frejtë Serbisë të mbizotëroi në dialog, thuajse Kosova ishte fajtor e jo viktimë. Pos faljes se 82 mijë hektarëve tokë Malit të Zi me dredhitë e tij, ai kohet e fundit i ka hyrë edhe një aventure tjetër aq të rrezikshme jo vetëm për Kosovën por për tëre Ballkanin e më gjerë. Thjeshtë për interesa te Serbisë dhe të Rusisë dhe për interesa të agjenturave të ndryshme të spiunazhit të cilat ia kanë zënë bishtin, po donë me e nda, copëtuar, apo korrigjuar kufij të Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, ai shprehet se Thaçi për ndarjen e ka bërë rrëmujë Kosovën nga të gjitha anët dhe secili që i del përpara në këtë drejtim ballafaqohet, kacafytet më të.

Image
Binak Maxharraj

“Për këtë çështje është lidh me djallin e të birin e tij, është zotuar se do ta shkatërroj Kosovën duke e bërë copa-copa si zhelet e gabelicës. Në këtë çështje, pra për ndarjen e ka bërë rrëmujë Kosovën nga të gjitha anët dhe secili që i del përpara në këtë drejtim ballafaqohet, kacafytet më të. Për këtë i ka bërë rrëmujë të gjitha institucionet që nga Parlamenti Qeveri e teposhtë, me qellim që donë patjetër të qojë ne vend amanetin e djajve serbo-rus për ta zvogëluar Kosovën bile siç po flitet hiç më pak së për 592 klm/2 që i bije diku më shumë se 20% të territorit të saj. Në këtë drejtim ai nuk ka të ndalur. Por,megjithatë këtë trysni të tij nuk po e pranojnë të gjithë. E gjithë bota, fuqitë e mëdha, pos Francës pro serbe, e kundërshtojnë ndarjen e Kosovës. Nuk e ka përkrahjen as nga Amerika (pos ndoshta nga John Bolton një miku të Serbisë), sepse Amerika nuk e çliroi Kosovën për ta copëtuar, por për ta nda nga armiku i përjetshëm Serbisë, të cilës tani Hashim Thaçi po i rraset në gji, bile edhe duke i dhanë falas territorin më të çmuar i cili vlen më shumë së krejt Serbia”, është shprehur ai.

Maxharraj është i mendimit se presidentin aktual nuk e përkrahë askush edhe brenda Kosovës, nuk e përkrahin as partitë politike ne koalicion, se përkrah as shumica e PDK-së

“Por,Hashim Thaçin nuk e përkrahë askush edhe brenda Kosovës, nuk e përkrahin as partitë politike ne koalicion, se përkrah as shumica e PDK-së, e kundërshtojnë fuqishëm edhe partitë opozitare VV-ja dhe LDK-ja. Ajo së çka është më rëndësi këtë ide të Thaçit nuk e përkrah as populli i Kosovës (pos ndoshta nja 2% të saj). Falë kësaj rrëmuje, këtyre barrikadave që janë vu në Kosovë nga politikëberja e Thaçit, Kosova sot ka hyrë në një krizë të thellë politike, ku askush nuk fletë me njeri-tjetrin, nuk bashkëpunojnë midis vete, sikur të ishin të huaj, gati se është paralizuar jeta institucionale, parlamenti veç është blloku, Qeveria fuqishëm e kundërshton këtë politikë të Thaçit, dhe për këtë ka vë Serbisë barriera, bllokada duke ia vu taksën 100% në produktet e importuara. Hashim Thaçi as se si nuk po mundet me u pajtu më taksën, sepse në shpirt po i dhimbset Serbia. Por në këtë drejtim i ka dal si digë Qeveria e Kosovës në krye më Ramush Harajdinajn e cila nuk donë bile as të dëgjoi për largimin apo pezullimin e kësaj takse, duke theksuar se taksa nuk do te hiqet pa e njohë Serbia Kosovën”, shtoi Maxharraj.

Sipas Maxharrës, kryeministri Haradinaj i ka dalë si digë e pathyeshme politikës së Thaçit.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Harajdinaj i ka dalë si digë e pathyeshme politikës së Thaçit. Ky njëri ka kapital moral dhe politik me shumë së sa Hashim Thaçi dhe për këtë i ka dalë përball Thaçizmit për zhbërjen e Kosovës. Ka luftuar si luan me gjithë familjen për çlirimin e Kosovës, e ka derdhe gjakun familjar për lirin e Kosovës, dhe mu për këtë nuk dëshiron me shkelë ne gjakun e lirisë, karshi Hashim Thaçit i cili ishte larg luftës dhe bile as një pulë nuk ju vra. I dekoncentruar dhe i tërbuar në mendje Hashim Thaçin po donë më e lanë mentë sepse nuk po mund që aq kollaj ta realizojë planin e tij makabër dhe filloi përplasjen me njeriun më të fortë Kryeministrin Ramush Hrajadinaj i cili nuk lëshon pe as për taksen e as për ndryshimin e Kosovës”, tha Maxharraj.

Ai thekson se  cilësimi që i ka bërë Thaçi Haradinajt është jo i drejtë.

“Hashim Thaçi, pa kurrfarë respekti këto ditë e cilësoi Ramush Harajdinaj si personin më të rrezikshëm në Kosovë, ndërsa edhe ka parashikuar fat të këtë për të. Diçka këtu nuk shkon cili është njeriu më i rrezikshëm për Kosovën, a është ai Hashim Thaçi i cili donë ta ndajë, shkatërroj, copëtoj Kosovën, apo Ramush Harajdinaj i cili këmbëngul në ruajtjen e sovranitetit territorial të Kosovës dhe të qenësisë së saj, i cili as se si nuk pranon qe Kosova të jep tokë në këmbim me njohjen nga Serbia. Ky është një konflikt ndonëse edhe pak i vjetër midis tyre, por që ka marr tani epilogun rreth taksës dhe copëtimit të Kosovës. Hashim Thaçi nuk po i rrotullohet siç ai donë kungulli mbi ujë, ka has në fortifikata të forta të cilat me asnjë çmim nuk lëshojnë pe, ndaj politikës së tij shkatërrimtare”, theksoi ai.

Krejt në fund, profesori i njohur nënvizon se në këtë situatë të pa shpresë e vetmja rrugëdalje është që të gjendet një mekanizëm për të ndalur Thaçin nga ideja e tij.

Ndërsa, konsideron se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovën, shkruan “Bota sot”.

“Është krijuar një përplasje midis tyre nga e cila po pëson vendi, çdo gjë ka ra si ne amulli. Kurse vendi kërkon zgjedhje të shpejtë për të dalë nga kjo krizë institucionale, është barrikaduar jeta në Kosovë. Në këtë situatë të pa shpresë e vetmja rrugëdalje është që të gjendet një mekanizëm për të ndal njeriun më të rrezikshëm ne Kosovë Hashim Thaçin që të heq dorë nga shkatërrimi i Kosovës, ose vendi domosdoshmërish duhet të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat do ta merrnin esëll fatin e Kosovës”.

“Kjo është e vetmja dalje nga ky qorrsokak, por PDK e cila dikur kur ka pas fuqi politike i shuante me shkelem partnerët e tij, tani nuk mundet me e bërë një gjë te tillë me Ramushin, sepse PDK tani është një parti e coftë e cila as qe ka guximin dhe kurajën që të shkojë në zgjedhje të reja sepse e pretë kataklizmi teposhtës nga e cila nuk mund te ndalët. Nga zgjedhjet PDK do të dalë në opozitë, e cila për shumë vite por ndoshta edhe kurrë më nuk do të ngjitet në pushtet sepse e ka bërë bërllok pushtetin për te gjitha këto vite. Pra, në fund vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovën. Ato duhet të mbahen është e domosdoshme për ta shpëtuar Kosovën nga politika e Thaçit”, ka përfunduar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat