Përgjërimi i Hashimit për koalicion tek Isa dhe refuzimi i kreut të LDK-së

Politika

Përgjërimi i Hashimit për koalicion tek Isa dhe refuzimi i kreut të LDK-së

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 mars 2019 Në ora: 07:49
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Jehona e zërave për tentativën e PDK-së, respektivisht të Thaçit për një koalicion me LDK-së, me të drejtë filluan të marrin formë me vizitën e presidentit tek kreu i LDK-së. Kur kjo vizitë erdhi pas refuzimit të propozimit të  zyrtarëve amerikanë për heqje të taksës nga kryeministri Haradinaj, u lexua edhe si kërkese e amerikanëve që Kosova të reflektojë.

Megjithëse, kjo nuk nënkupton largimin e Haradinajt nga posti i kryeministrit, por më tepër ndryshimin e qëndrimit të tij për taksën. Kjo nuk arriti t’i shpëtoj Hashimit, i cili si manipulator që është i shkoj Isës në shtëpi  me gjasë për ta bindur që të qeverisin sërish së bashku. Ka pasur zëra se përpjeke të tilla janë bërë edhe më herët por që kanë hasur në refuzim të kreut të LDK-së. Përvoja jo e mirë e bashkë-qeverisjes së LDK-së me PDK-në, nuk i jep  besim partisë së themeluar nga Presidenti historik Rugova që të besoj se partia e themeluar nga Hashimi ka ndryshuar diçka. S`duhet harruar se ishte pikërisisht  PDK ajo që prishi koalicioni me LDK-në, pasi po ia priste e rrënjët e saj me krimin e organizuar dhe filloi të ç`kapte shtetin. Si dhe sukseset tjera nuk i pëlqyen partisë tjetër, e cila rrëzoi qeverinë.

Tani që i ka hasur “sharra në gozhdë” me kryeministrin Haradinaj, i cili taksën e ka vu kundër Hashimit, respektivisht vazhdimit të bisedimeve për ndryshim të kufijve po kërkon shpëtim tek LDK. Mbase Hashimi ka harruar se edhe LDK është kundër ndryshimit të kufijve, qëndrim ky zyrtar i përsëritur shumë herë nga kjo parti. Dinakëria e presidentit aktual tejkalon kufijtë e moralit politik, duke i kërkuar koalicion tek partia që deri dje e akuzoi për dështim në qeverisje. Besoj se edhe LD, si edhe të tjerat e kanë kuptuar shumë mirë se me PDK në koalicion s`ka shanse të luftosh as krimin, dhe as të keqën që kjo parti ia sjell  vendit.

Tani ideja e Thaçit për kufijtë është ide sero-ruse, secila për interesa të tyre, derisa Hashimi ka vetëm një qëllim, shpëtimin nga Gjykata Speciale. Hashimi mbase ka harruar së ishte LDK ajo që e bëri president, si respektim i marrëveshjes për koalicion. Derisa LDK respektoi marrëveshjen, ishte pikërisht PDK ajo që nuk respektoi një marrëveshje të tillë. Andaj, me të drejtë LDK, dhe asnjë parti tjetër besoj, nuk duhet t’i besojnë më PDK-së. Kjo parti duhet të izolohet, vetëm kështu mund të ecet përpara me çkapje të shtetit nga nëntoka dhe bandat tjera të lidhura me njerëz të politikës. LDK nuk guxon t’i jep infuzion politikë PDK-së, respektivisht Hashimit, i cili mirësinë e saj e ka përdorur si thikë për ta goditur pas shpine. Andaj, LDK duhet të jetë e kujdesshme dhe mos të bie në grackën e PDK.

Nuk dihet konkretisht se çfarë është biseduar, por në gjykim të zhvillimeve pas takimit nuk besoj se Isa i ka dhënë shpresë Hashimit për një bashkëqeverisje së bashku, ndryshe Hashimi do brenda ditës do të shkarkonte Ramushin. Duhet kujtuar se Thaçi ndodhet në momentin më kritikë të karrierës së tij politike, me Gjykatën Speciale te dera, shpëtimin e ka kërkuar tek një marrëveshje me Serbinë. Por, spektri politikë në Kosovë po kundërshton fuqishëm, dhe për këtë po kërkon me çdo kusht mbështetje. Duke ditur fuqinë politike të LDK-së, dhe raportin e saj të veçantë me SHBA, me përgjërim po i kërkon që ta shpëtoj. Si duket LDK e nuk do të bie më në grackë të Hashimit, i cili vetëm kur të jetë në zor të flet dhe të bën mik. Tanimë Hashimit i ka dal, duke mbetur i vetëm ky njeri po futët në fundin e tij politikë, me çka përfituesi më i madh do të jetë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat