“Thaçi për interes djeg gjithçka rreth vetës”

Politika

“Thaçi për interes djeg gjithçka rreth vetës”

Nga: A.M. Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:00
Islam Krasniqi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” , ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes këtyre deklaratave po mundohet që kthej elektoratin e larguar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Vendi siç shihej është në prag të zgjedhjeve dhe Thaçi po përgatitet që ta kthej elektoratin e PDK-së i cili është larguar, dhe me deklarata të tilla kërkon ti mashtrojë përsëri duke bërë marketing, sepse për interes të vetin djeg gjithçka rreth vetës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka përmendur edhe publikimin e draft marrëveshje për dialogun Kosovë –Serbi,  si një paralajmërim për klasën politike.

Image
Hashim Thaçi

“Presidenti gjithmonë i ka sjellur para një aktit të kryer qeverinë, po edhe kuvendin andaj kryeministri e ka bllokuar një gjë të tillë, dhe presidenti në çdo moment e pret rastin që të veproj, se edhe publikimi i marrëveshjes për shkëmbim territoresh nëpër media ka qenë vetëm një matës i pulsit për qytetaret e vendit, apo edhe një njoftim për klasën politike andaj edhe klasa politike duhet të jenë me vigjilent që të mos vinë para aktit të kryer, duke mos harruar së presidenti është i pandalshëm në këto procese!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat