Ish-agjenti i SHIK-ut, zbulon planin e rrezikshëm Thaçi-Vuçiq kundër Haradinajt, paralajmëron trazira të mëdha - Bota Sot
Ish-agjenti i SHIK-ut, zbulon planin e rrezikshëm Thaçi-Vuçiq kundër Haradinajt, paralajmëron trazira të mëdha

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut, zbulon planin e rrezikshëm Thaçi-Vuçiq kundër Haradinajt, paralajmëron trazira të mëdha

Nga: N.Sh Më: 3 mars 2019 Në ora: 12:08
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili tha se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Ai ka thënë se nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekjet e tij eventual për të hyrë me ushtrinë në veri të Kosovës mund të përfundoj me dështim.

“Haradinaj dëshiron të përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Ai e di se president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka frikë prej tij, pasi ai e di se përpjekja e tij për të hyrë në ushtrinë në veri të Kosovës do të përfundonte me ikje dhe shpërbërje”, tha Vulin tha në një deklaratë për media.

Këtë deklaratë të Vulinit, ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari e quan të orkestruar nga Aleksandër Vuçiqi dhe Hashim Thaçi.

Image
Naim Miftari

“Kërcënimet e hapura të serbo-romit, ministrit serb të mbrojtjes të Serbisë, Vulin ndaj kryeministrit Haradinaj janë të orkestruara nga Aleksandër Vuçiqi dhe Hashim Thaçi, që të dytë kanë probleme serioze në vendet e veta Vuçiq përballet me demonstrata masive kundër tij në Beograd, kurse Hashim Thaçi përballet me kundërshtime të rrepta nga opozita, por sidomos të kryeministrit Haradinaj për ndarjen e Kosovës me Serbinë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kryeministri e ka kuptuar rrenat dhe mashtrimet e Hashim Thaçit me aleatët e tij evropian pro serb sidomos mashtrimin me demarkacionit me Malin e Zi ishte kushti i vetëm nga BE për liberalizim.

“Shpëtimi i Vuçiqit dhe i Thaçit mundet me qenë kriza dhe tensione në veri, ku do ta kenë edhe përkrahjen e agjentëve rusë dhe qeverisë Ruse të bënë një inskenim sikurse në Ukrainë dhe fajtor do ta bëjnë Ramush Haradinaj pasi është kryeministër”, potencon ai.

“Mos e harrojmë skenarin e para shumë vitesh kur Thaçi në atë kohë si kryeministër i dërgoj policët e Kosovës në ekskursion drejt e në pritat e kriminelëve serbë ku pati viktima nga radhët e policisë së Kosovës të cilët ishin dërguar pa kurrfarë përgatitjesh apo plani operativ”, thekson ai.

Miftari e quan inskenim të Thaçit dhe Vuçiqit arrestimin e Marko Gjuriqit.

“Mos e harrojnë provokimin e inskenimit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit me skeçin humoristik me Marko Gjuriqin, pastaj provokimin e qëllimshëm të radhës të Hashim Thaçit me barkë në Ujman, pastaj pjesa tjetër e inskenimit të përbashkët Thaçi-Vuçiq ata me vizitën e Vuçiqit në Ujman dhe Drenicë, kur dihet mirë se Thaçi kontrollon policinë, AKI-në, FSK-në dhe shumicën e mediave. Andaj, nuk është fare e pa mundur që ndarjen e veriut ta bëjmë punë të kryer me skenarë të dhunshëm me aleatin e tij Vuçiq, ku në një skenarë të tillë viktima të shumta do kishte si në policinë e Kosovës, si në qytetarët e veriut të Kosovës pasi paramilitarët e MUP-it serbë dhe BIA-së, serbe por edhe agjentet Rusë do cilësoheshin si qytetar duarthatë serb!”, thotë Miftari.

Pas gjithë kësaj, ai shton se, fajtor kujdestar në një skenar të tillë, do të ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka përgjegjësinë por nuk e ka komandën e organeve shtetërore të sigurisë në duar, pasi ato i kontrollon Hashim Thaçi

“Ruaje zot Kosovën dhe popullin tonë nga një kryetar që e ka dëmtuar dhe tradhtuar më së shumti luftën çlirimtare të UÇK-së, një kryetar që është ish-agjent i shteteve tjera por jo i Kosovës ,që akuzohet për vrasje, për hajni, për tradhti, për vëllavrasje... e  për njëqind mijë të zeza tjera që ika, por si duket populli jonë nuk e meriton një kryetar tjetër”, përfundon Miftari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...