Krasniqi: SHBA nuk është deklaruar kurrë që është për shkëmbim territoresh

Politika

Krasniqi: SHBA nuk është deklaruar kurrë që është për shkëmbim territoresh

Nga: D. B Më: 3 mars 2019 Në ora: 12:37
Harta e Kosovës

Politologu Faik Kransiqi ka thënë se është e çudi që një politikan i kalibrit të Ilir Dedës të besoj në propagandat e lëshuara nga zyra e Hashim Thaçi, dhe nga zyrat e Baton Haxhiut.

Sipas tij, Amerika kurrë nuk është deklaruar që është për shkëmbim ose korrigjim të kufijve dhe këto thjesht kanë qenë propagandë e Thaçit dhe Haxhiut, që të marrin guximin e të flasin edhe në emër të Amerikës.

“Por, Amerika nuk merret me sojin e tyre sepse për ta këta janë njerëz anonime. Madje edhe lajmi se gjoja Amerika ka kërcënuar se do të largohen nga Kosova në rast se nuk i heqim taksën ndaj Serbisë, është fake news që është lëshuar nga Presidenca dhe zyra e Baton Haxhiut. Largimi i Amerikës nga Kosova, do të thotë fitore e Rusisë, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse bazat amerikane janë baza strategjike, dhe jo kioska që lëvizin sa andej e sa këndej”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat