Diçka e pazakontë po ndodhë, po luhet një lojë e çuditshme

Politika

Diçka e pazakontë po ndodhë, po luhet një lojë e çuditshme

Nga: D. B Më: 3 mars 2019 Në ora: 14:22
Harta e Kosovës

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani ka thënë se diçka e pazakontë po ndodhë, pasi rezistimi i çuditshëm ndaj taksës dhe kërkesave të SHBA nga PAN është politikë e pa pranueshme.

Sipas tij, se diçka po ndodhë është e qartë pasi një frikë e madhe e ka rrok PAN-in  dhe kanë një retorikë të fjalëve të njëjta, Hashimi dhe Kadria janë përgjegjës për gjendjen.

“Këta janë duke bërë një lojë të çuditshme. Duket të jenë të shantazhuar nga Gjykata Speciale, e kur dihet që të gjithë liderët e luftës janë në listë të kësaj gjykate, na shtunë të mendojmë se, diçka po ndodhë që opinioni nuk e di. Sepse disa qarqe ndërkombëtare po sillen dhe po flasin me gjuhë po aq të çuditshme sa PAN, kjo gjendje e maskës totale, që po ndodhë ka një adresë të veten, shantazhi është një nga këto, por ka edhe shumë tjera që po ndodhin. Ka shumë ngjarje që po ndodhin abstrakte dhe larg opinionit”, ka thënë Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat