“Nëse SHBA-të e kanë planin e dislokimit nga Bondsteel, do e bëjnë këtë pavarësisht nga taksa”

Politika

“Nëse SHBA-të e kanë planin e dislokimit nga Bondsteel, do e bëjnë këtë pavarësisht nga taksa”

Nga: G. B. Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:03
Bondsteel

Njohësi i çështjeve politike Fadil Lepaja, vlerëson se SHBA nëse do ta bëjë dislokimin e kampit Bondsteel, do ta bëjë pavarësisht taksës, pasi kjo do të mund të ndodhte pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, me riorganizimin e forcave të NATO-s në Kosovë.

“Kjo është çështje e marrëdhënies strategjike me SHBA, dhe jo çështje e negocimit taktik. Nëse SHBA-të tashmë e kanë planin e dislokimit, nga kampi amerikan Bondsteel, do e bëjnë këtë pavarësisht nga taksa dhe nuk mendoj se një objekt i tillë strategjik si ky kamp të përdoret për të imponuar vendime politike të kësaj natyre. Sidoqoftë, ky mund të jetë një pretekst për të përshpejtuar diçka që do të ndodhte me siguri pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo do të sillte riorganizimin e forcave të NATO-s në Kosovë, përfshi këtu edhe atë të forcave të SHBA”, është shprehur ai.

Sipas Lepajës, lajmet e tilla tani pas takimeve me zyrtarët amerikanë, kanë për qëllim ta rrënojnë efektin politik të taksës. 

Image
Fadil Lepaja

“Edhe vet fakti i formimit të Ushtrisë së Kosovës, do të prodhojë pasoja të kësaj natyre, por mendoj se këto fjalë që po "rrjedhin" nga takimet formale dhe jo formale me zyrtarët e lartë të sigurisë nga SHBA, kanë për qëllim të rrënojnë efektin politik të taksës, përkatësisht popullaritetin e kësaj mase te qytetarët, duke hedhur hijen e përgjegjësisë për mbylljen eventuale të Bondstell-it, te Qeveria e Kosovës, përkatësisht te kryeministri”, ka vlerësuar Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat