Analisti politik: Thaçi, president kontravers

Politika

Analisti politik: Thaçi, president kontravers

Nga: N.H Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:01
Hashim Thaçi

Ditë më parë janë bërë tre vite kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Republikës.

Kryetari i atëhershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike më 26 shkurt të vitit 2016.

Analisti politik, Blerim Burjani, ka thënë se puna e presidenti Hashim Thaçi përgjatë këtyre tre viteve ishte vetëm familjarizimi me kompetenca kushtetuese.

“Fillimisht puna e këtij presidenti ishte familjarizimi me kompetencat kushtetuese. Ai nuk arriti si president të kuptojë rolin e vet përballë klasës politike. Ai shpesh ishte konfuz dhe dërgonte lëndë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim. Ai nuk ka staf adekuat për të vepruar bazuar në 30 kompetenca që ia dha Kushtetuta, madje as 0.3 për qind nuk arriti të merret me kompetencat, përveç disa kompetencave elementare, duke parë  problemet në funksionim. Thaçi nuk u durua të ketë rol ceremonial dhe fillojë prapë të jetë kreatori kryesor i politikes së jashtme dhe të brendshëm”, ka thënë analisti politik.

Sipas tij, presidenti aktual edhe me tej vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ai kishte divergjenca në mendime politike madje dhe qëndrime me Kadri Veselin, i cili shpesh nuk e din rolin e vet a është a nuk kryetar i PDK-së, ku ndërhynë Hashimi me marionetat e tij apo veglat politike”, ka thënë Burjani.

Me tej, ai nënvizon se me idenë e tij për korrigjim të kufijve, Thaçi u bë figura qendrore kontroverse në Kosovë.

“Shumë kush e ka kuptuar se ai po shkon ka pensionimi politik, por menjëherë ai u bë figura qendrore kontroverse në shtet me futjen e terminologjisë shkëmbim - korrektim kufijve, gjë që atë e bënë shumë kontroverse të pa përshtatshëm politikisht dhe vazhdon të shtrojë jo rrallë edhe ndikim përfundimtar në Kuvend, për agjendën politike legjislative. Ai nuk mbahet mend për president, por mbahet mend si kreator i politikës individuale dhe autokratike”, ka përfunduar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat