Përplasje komandantësh

Politika

Përplasje komandantësh

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 3 mars 2019 Në ora: 22:06
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Përplasjet dhe paralajmërimet ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe presidentit Thaçi, kanë filluar kur ky i fundit e hodhi në publik idenë e tij për prekje kufijsh.

Mirëpo, ditëve të fundit, këto përplasje janë shtuar dhe kanë eskaluar në akuza të ndërsjella mes tyre.

Presidenti e ka vazhduar idenë e tij për ndryshim kufijsh të Kosovës, duke thënë edhe të shtunën se do ta ndryshojë Kushtetutën dhe do ta bashkojë Luginën e Preshevës me Kosovë.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur kryeministri Haradinaj duke e akuzuar presidentin e vendit se i ka bërë shumë dëme Kosovës. Së fundmi, Haradinaj ka zgjeruar akuzat edhe në drejtim të zyrtarëve të PDK-së. Ka akuzuar edhe Kadri Veselin se shpejt është dorëzuar përballë kërkesave të Serbisë për heqjen e taksës. E ka akuzuar edhe Vlora Çitakun se nuk është ambasadore e Kosovës në SHBA por e Hashim Thaçit.

Dy njerëzit që e udhëheqin Kosovën, po kanë qëndrime ekstremisht të kundërta për çështjen më madhore që mund të ndodh këtë vit, marrëveshjen finale me Serbinë, që po synon të përmbyllë një konflikt shekullor me serbët.

Njohës të çështjeve politike dhe publicistë, e kanë komentuar dhe analizuar këtë përplasje ndërmjet kryeministrit dhe presidentit.

Krasniqi: Kosova në hall me qeverinë pa ide dhe presidentin që cenon territorin

Analisti politik Faik Krasniqi ka hedhur akuza drejtë presidentit Thaçi, duke thënë se është njeri me shumë fytyra.

“Hashim Thaçi është njeriu më i ngatërruar në skenën politike të Kosovës. Mashtrues, gënjeshtar, njeri i pabesë. Sot ndryshe, nesër ndryshe, e pasnesër ndryshe. Ato që i thotë ua hedh fajin pastaj të tjerëve, gjoja ata i kanë thënë ato fjalë që vetë i ka thënë dhe promovuar. Siç është rasti me shkëmbim territori, kur në Samitin e diasporës në Tiranë, për çështjen që është duke folur tash e një vit i akuzoi të tjerët, e në veçanti hodhi akuza ndaj kryeministrit Haradinaj se gjoja ai është për ndarjen e Kosovës, kurse ky për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe bashkëngjitjen e Kosovës. Njeri i pafytyrë. Njeri me 100 fytyra”, ka nënvizuar Krasniqi për “Bota sot”.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat