Sali Rexhaj: Thaçi përfaqëson klasën e korruptuar politike e cila erdhi në pushtet me rrenë, mashtrime e falsifikime

Politika

Sali Rexhaj: Thaçi përfaqëson klasën e korruptuar politike e cila erdhi në pushtet me rrenë, mashtrime e falsifikime

Nga: D.RR Më: 4 mars 2019 Në ora: 08:18
Hashim Thaçi

Në anën tjetër, themeluesi dhe anëtari i kryesisë së PPK-së në vitet e 90-ta, Sali Rexhaj, ka thënë për “Bota sot” se përplasja ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj nuk është e thjeshtë dhe përkundrazi janë dy pozicione të qarta.

Ai ka hedhur akuza drejtë presidentit Thaçi, duke thënë se po përfaqëson politikën serbe e ruse në Kosovë dhe Ballkan.

“Përplasja mes Haradinajt e Thaçit, nuk është e thjeshtë. Përkundrazi janë dy pozicione të qarta. Thaçi përfaqëson klasën e korruptuar politike e cila erdhi në pushtet me rrenë, mashtrime e falsifikime. Madje edhe me krime e vrasje. Këta grabiten dhe uzurpuan shtetin, dhe lufta e tyre ishte vetëm për pasuri e pushtet. Një kohë edhe Ramushi si komandant i luftës, identifikohej me klasën të “dalë nga lufta“ deri sa Rugova e zgjodhi për aleat. Thaçi sot përfaqëson politikën serbe e ruse në Kosovë e Ballkan, kauzë të cilën me plebishit e refuzojnë kosovarët. Të gjitha partitë pa dallim, edhe vet PDK”, ka thënë Rexhaj.

Ai ka shtuar tutje se pikërisht kryeministri Haradinaj po e ndalon Thaçin nga cenimi i integritetit të Kosovës.

“Ramushi në anën tjetër është vënë në mbrojtje të integritetit territorial dhe pavarësisë së Kosovës, ku e ka përkrahjen e qytetarëve me plebishit. Është fat për Kosovën që Ramushi sot është kryeministër, përndryshe Hashimi për ta shpëtuar lëkuren e vet, apo nga ambiciet e tija të sëmura për të hyrë në histori me Çmimin Nobel, do të na vinte para aktit të kryer, me përkrahje të Edi Ramës, për fat të keq. Për mua Ramushi është në anën e drejtë dhe e ka përkrahjen e qytetarëve, si do që të sillen punët, del fitimtar në fund. Pa asnjë dyshim”, ka shtuar tutje Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat