Shpëtimi nga Gjykata Speciale, Adem Salihaj thotë se kjo është frika e tmerrshme e pushtetit

Politika

Shpëtimi nga Gjykata Speciale, Adem Salihaj thotë se kjo është frika e tmerrshme e pushtetit

Nga: N.Sh Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:00
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adem Salihaj koalicionin aktual qeverisës e quan bashkim për interesa klanore dhe partiake.

Sipas tij, tash ky koalicion i cili gjendet në krizë dhe pa gjasa për të gjetur zgjidhje, kriza e tyre po thellohet çdo ditë e më shumë.

“Koalicioni i tashëm qeverisës është një lloj bashkimi vetëm për interesa klanore dhe partiake, pa asnjë pikë bashkuese të ndonjë programi qeverisës”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

“Tash, duke qenë në krizë qeverisëse, pa gjasa për të gjetur zgjidhje për problemet e pakapërcyeshme, kriza dhe mospajtimet në mes tyre po thellohen çdo ditë e më shumë”, pohon ai.

Salihaj thekson se, askush prej këtij koalicioni nuk po lufton për interesat e Kosovës, pasi brenga e tyre është se si të qëndrojnë sa më gjatë në karriget e pushtetit, si të zhvatin dhe si të shpëtojnë nga Gjykata Speciale.

“E gjithë lufta në mes tyre është se cili po përfiton më shumë, dikush si patriot, dikush si proamerikan, secili duke proklamuar se po lufton për interesat e Kosovës. E vërteta është se asnjë prej tyre nuk po lufton për interesat e Kosovës. Brenga e vetme e tyre është si të qëndrojnë sa më gjatë në karriget e pushtetit, si ta zhvatin sa më tepër shtetin dhe si të shpëtojnë nga Gjykata Speciale. Kosova dhe interesat e qytetarëve të saj janë brenga e fundit e tyre”, përfundon Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat