Përplasja e madhe: Krasniqi e quan Thaçin të pafytyrë, gënjeshtar dhe të pabesë

Politika

Përplasja e madhe: Krasniqi e quan Thaçin të pafytyrë, gënjeshtar dhe të pabesë

Nga: D.Rr Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:34
Hashim Thaçi

Analisti politik Faik Krasniqi ka hedhur akuza drejtë presidentit Thaçi, duke thënë se është njeri me shumë fytyra.

“Hashim Thaçi është njeriu më i ngatërruar në skenën politike të Kosovës. Mashtrues, gënjeshtar, njeri i pabesë. Sot ndryshe, nesër ndryshe, e pasnesër ndryshe. Ato që i thotë ua hedh fajin pastaj të tjerëve, gjoja ata i kanë thënë ato fjalë që vetë i ka thënë dhe promovuar. Siç është rasti me shkëmbim territori, kur në Samitin e diasporës në Tiranë, për çështjen që është duke folur tash e një vit i akuzoi të tjerët, e në veçanti hodhi akuza ndaj kryeministrit Haradinaj se gjoja ai është për ndarjen e Kosovës, kurse ky për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe bashkëngjitjen e Kosovës. Njeri i pafytyrë. Njeri me 100 fytyra”, ka nënvizuar Krasniqi për “Bota sot”.

Krasniqi tutje ka thënë se Kosova ka probleme të mëdha, pasi në njërën anë ka një qeveri pa ide dhe në anën tjetër një president që po e cenon territorin e Kosovës.

Për Krasniqin, zgjedhjet janë zgjidhje.

Image
Faik Krasniqi

“Kjo tregon që Kosova ka probleme të mëdha, sepse ka një president idiot që mund ta shkatërrojë këtë vend, dhe një Qeveri të brishtë me një kryeministër që s'ka ide se çfarë të bëj. Një kryeministër që mban postin për të plaçkitur buxhetin e shtetit dhe kompanitë publike aq sa munden. Jemi në një situatë më  të ndërlikuar. Ky vend duhet të shkojë në zgjedhje, sepse kjo Qeveri përveç që ka humbur legjitimitetin, është një ndër qeveritë më të korruptuara në dy dekadat e pasluftës. Por, PDK ka frikë ta dërgoj vendin në zgjedhje, pavarësisht se raportet me AAK i kanë të acaruara, sepse do të pësonin një debakël. Opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta rrëzuar Qeverinë. Është vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodh, edhe pse kjo Qeveri është e rrëzuar”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat