Profesori amerikan tregon kush e nxiti lajmin se SHBA do të largohet nga Kosova, përmend dy emra

Politika

Profesori amerikan tregon kush e nxiti lajmin se SHBA do të largohet nga Kosova, përmend dy emra

Nga: A.Zh Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:00
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar në lidhje me ngjarjet aktuale në Kosovë.

Ai ka folur për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, në rast se nuk pezullohet taksa ndaj produkteve serbe, duke thënë se ky është një lajm i rremë.

Sipas tij, ky lajm është i nxitur nga ata që duan të përfitojnë nga çështja e taksës, përcjell Bota sot.

"Lajmi se “SHBA kërcënon tërheqjen e trupave nga Kosova, nëse taksa nuk pezullohet", është një lajm i rremë i nxitur nga ata që do të përfitojnë nga ky problem taksash”, ka thënë ai.

Si akterë të kësaj, profesori amerikan e ka përmendur presidentin rus Vladimir Putin dhe atë turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Jam i sigurt që i keni menduar mirë - aktorët e njohur të korruptuar - Putin dhe Erdogan”, ka shkruar Ben-Meir.

Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi për media të premten ka konfirmuar se përkrahë qëndrimin e KFOR-it dhe trupave amerikanë në Kampin e “Bondsteel-it”.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhej në deklaratën e ambasadës amerikane./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat