Xhelili: Mrekullia ndodhi në Tuz

Politika

Xhelili: Mrekullia ndodhi në Tuz

Nga: D. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:45
Zudi Xhelili

Njohësi i çështjeve politike, Zudi Xhelili, ka thënë se ndodhi një mrekulli me shqiptarët në Mal të Zi, pasi partitë politike atje të bashkuar rreth një kandidati të vetëm arritën të fitojnë bindshëm në komunën e Tuzit, për herë të parë në historinë e tyre.

Ai ka thënë se kjo ngjarje na e kujtoi edhe një herë një thënie popullore se bashkimi bën fuqinë, sepse kështu veprojnë popujt e civilizuar, të bashkuar për të mirën e vendit të tyre, dhe për të ardhmen e tyre.

“Kjo fitore në Tuz i ka prekur emocionet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, shpresoj që edhe në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët do të ndjekin këtë shembull për tu bashkuar në momente vendimtare dhe me interes kombëtar. Pritet që edhe në Kosovë faktori politik të tejkalojnë interesat partiake apo grupore dhe për çështje thelbësore siç janë taksa dhe çështja e kufijve, të dalin me qëndrim të përbashkët”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat