Mehazi: Tuzi shembull i bashkimit

Politika

Mehazi: Tuzi shembull i bashkimit

Nga: D. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:37
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi, ka bërë thirrje që Tuzi të jetë si shembull i bashkimit të autoriteteve në Kosovë.

Sipas tij, kur munden malësorët shqiptarë të Malit të Zi për çështje të një komune të vogël të bashkohen tog, pse mos të bashkohen dhe udhëheqësit politikë të Kosovës për një çështje shumë madhore shtetërore kundrejt Serbisë.

“Ç’është ky turp i sharjeve, ofendimeve e kritikave i Thaçit ndaj Haradinajt dhe i Haradinaj ndaj Thaçit. Aq keq janë përplasur e aq armiqësor janë ndaj njëri tjetrit saqë na çojnë të dyshojmë e mendojmë se brenda Kosovës bëhet luftë e paparë e Kryetarit me Kryeministrin, Kryetari Thaçi e Kryeministri Haradinaj në vend që të bashkohen e të bëhen unik kundrejt dialogut me Serbinë, ata janë përçarë e ndarë në dy "ushtri" taboresh: Njëri tabor i Kryetarit të Kosovës Thaçit, tabori tjetër i Kryeministrit të Kosovës, Haradinajt; veprime absurde të papara politike deri më tani, Kryetari i shtetit lufton qeverinë e shtetit të vet, tabori i Thaçit duket sikur është me Serbinë e Rusinë, kurse tabori tjetër i Haradinajt jo vetëm që është kundër Serbisë por edhe kundër BE-së e SHBA-së”, ka theksuar Mehazi.

Sipas tij, nëse pala kundërshtare serbe është unike, e nëse pala e Kosovës, janë të përçarë e të përçatë, si atëherë do përballen në dialog me Serbinë e si do fitojnë?

“Shansat e përçarjes të politikës kosovare gëzojnë Serbinë e pikëllojnë popullin shqiptar të Kosovës”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat