“Thaçi i vetmi lojtar në dialogun me Serbinë, marrëveshje e dhimbshme”

Politika

“Thaçi i vetmi lojtar në dialogun me Serbinë, marrëveshje e dhimbshme”

Nga: G.B Më: 5 mars 2019 Në ora: 22:59
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kohë më parë deklaroi se duhet të bëhet korrigjimi i kufijve me Serbinë, ide që gjeti kundërshtim. E tani, presidenti ka thënë se nuk do të ketë ndarje e as korrigjim të kufijve.

Një deklaratë e tillë e presidentit Thaçi erdhi pas vizitës së dy zyrtarëve amerikanë në Kosovës, të cilët kërkuan dhe tërheqjen e taksës.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se presidenti po provokon qytetarët duke u matur pulsin, ku dhe ka nxitur dhe reagimin e SHBA-së për shkak të idesë së ndarjes së Kosovës.

Image
Mustafë Kadriaj

“Mendoj që i vetmi njeri që po demonstron që di të bëjë politikë është presidenti duke provokuar dhe duke matur pulsin e qytetarit dhe të palës serbe. E them këtë sepse me provokimin që po bën një herë për ndarje tani jo nuk do ketë, mendoj që presidenti Thaçi ka marrë mendim e qytetarit të Kosovës njëherësh edhe të palës serbe po ashtu ka nxitur perëndimin dhe SHBA-ve që të sigurojnë kufijtë aktualë sepse edhe vet presidenti beson që nuk do ndarje. Mendoj që këtu kanë rënë nga provimi oponentët politikë në Kosovë duke mos dhe asnjë alternativë dhe duke mos pasur guximin për tu prirë proceseve”, është shprehur Kadriaj.

Sipas tij, marrëveshja përfundimtare do të jetë me dhimbje por që duhet ta pajtohemi, duke shtuar se presidenti është i vetmi lojtar, opozita nuk po ka guxim të futet në lojë, ndërsa shoqëria civile po luan rolin e tifos.

“Si përfundim mund të theksoj që edhe perëndimi si kryenegociator e njeh vetëm presidentin aktual dhe në fund edhe SHBA-të dhe perëndimi do të ju ofrojnë një zgjidhje pa plane B si për Kosovën dhe Serbinë dhe marrëveshja normale që do jetë me dhimbje por duhet të kuptojë opinioni dhe zëri opozitar që edhe me marrëveshja me Maqedoni dhe me Mal te Zi nuk është bërë me dëshirën e palës kosovare por ishte kërkesë e pa tejkalueshme nga perëndimi dhe këtë duhet të kuptojmë që ne si vend rrugëtimit tonë si shtet e kemi si rezultat i forcave perëndimore, kështu që deshëm apo nuk deshëm duhet të pajtohemi për një marrëveshje përfundimtare dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë t’i prishim marrëdhëniet me botën perëndimore e sidomos me SHBA-në. Mendoj që me plot gabimet që mund t’i ketë presidenti është i vetmi lojtar, opozita nuk po kanë guxim që të hyjë në lojë ndërsa shoqëria civile po luan rolin e tifos”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat