Krasniqi për BE-në: Për Serbinë nënë, për Kosovën njerkë

Politika

Krasniqi për BE-në: Për Serbinë nënë, për Kosovën njerkë

Nga: A.M. Më: 5 mars 2019 Në ora: 23:10
Ilustrim

Ditë më parë, ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se kryeministri i Kosovës , nuk guxon që të dërgoj ushtrinë në veri të vendit. Po ashtu, Vulini ka deklaruar se Ushtria e Serbisë është e sigurt dhe e gatshme që të përmbush të gjitha urdhëratë e komandës supreme.

Lidhur me këto deklarata, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, është shprehur për “Bota sot” se  politikanët serbë në këtë mënyrë e ushqejnë popullin e tyre.

“Këto janë deklarata populiste të Serbisë, në mënyrë që ta ushqeje popullin serb me propaganda të tilla. Serbia është e njohur për propaganda. Serbia po ta sulmoje Kosovën, i bie që po e sulmon NATO-në dhe SHBA. T'i sulmosh këto dy superfuqi, do të thotë ta zgjosh luanin nga gjumi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Kurse sa i përket kërcënimeve të Serbisë me luftë, Krasniqi ka potencuar se nëse Kosova do të kërcënonte Serbinë me luftë, do të përballej me pasoja të rënda nga BE, madje kjo çështje do shkonte edhe në OKB.

"Ushtria e Kosovës do të jetë edhe në Veri, por pas përfundimit të dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje, sepse në këto rrethana SHBA dhe BE nuk lejojnë një gjë të tillë. Por mua me çuditë mos reagimi i BE-së dhe SHBA-së ndaj këtyre deklaratave kërcënuese të luftës që na vijnë nga Serbia. Sikur në ta kërcënonim Serbinë hapur, do të përballeshim me pasoja të rënda nga BE. Çështja do shkonte edhe ne OKB. Standarde të dyfishta. Për Serbinë nënë, për Kosovën njerkë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat