Kosova po rrëshqet në bllokadë institucionale, situata mund të eskalojë

Politika

Kosova po rrëshqet në bllokadë institucionale, situata mund të eskalojë

Zejnepe Bekteshi Nga Zejnepe Bekteshi Më 6 mars 2019 Në ora: 07:54
Krerët e vendit

“Duket se Kosova po tregon në nivel jo të lakmueshëm të sjelljes duke mos e kuptuar si dhe sa duhet rolin e saj si shtet i ri e demokratikë çfarë duhet të jetë. LDK, e ka të drejtën që të mos marr pjesë as në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj e as në krijimin e një Qeverie në bazë të gjerë pjesë e së cilës do të ishte edhe LDK si një parti tradicionale dhe institucionaliste”, tha analisti Ramush Tahiri.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, në një konferencë për medie, ka deklaruar se, Kosova nuk e ka rrezikuar më shumë partneritetin me këto vende dhe kjo është papërgjegjësi e Qeverisë. Mjafton të themi që këta(Qeveria) po sillen në mënyrë të papërgjegjshme, por jemi ulur këtu të shohim kah po shkon ky vend. Si LDK e konsiderojmë që e vetmja rrugë të dalim nga ky qorrsokak është të shkojmë në zgjedhje.

“Kemi problem me korrupsionin, punësime familjare në kompani publike deri tek rasti që një anëtar i bordit i punëson nga familja disa anëtarë. Kemi probleme me kontrata të dyfishta, ka probleme të mëdha në arsim e shëndetësi, dhe këto kanë mbetur çështje nën hijen e taksës. Kemi probleme shumë të mëdha me partneritetin me BE-në dhe ShBA-në. Kurrë Kosova nuk e ka rrezikuar më shumë partneritetin me këto vende dhe kjo është papërgjegjësi e Qeverisë. Mjafton të themi që këta po sillen në mënyrë të papërgjegjshme, por jemi ulur këtu të shohim kah po shkon ky vend. Si LDK e konsiderojmë që e vetmja rrugë të dalim nga ky qorrsokak është të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),Isa Mustafa.

Se a mund të dalim nga ky “qorrsokak”, dhe a është zgjidhje shkuarja në zgjedhje në këtë kohë, për “Bota sot”, kanë folur Anton Berisha, zëvendësministërr i Punëve të Jashtme, Drizan Shala, eksperti i çështjeve të sigurisë, Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ramush Tahiri, analist politik dhe Adem Salihaj, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Berisha: Bashkëpunimi pozitë e opozitë i bën më të favorshme raportet me ndërkombëtaret

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se, nuk beson se zgjedhjet do të japin ndonjë zgjidhje.

Image
Anton Berisha

“E rëndësishme është për të gjetur një konsensus për temat kombëtare në mënyrë që të ndalojmë agresivitetin e Serbisë”, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Ai gjithashtu tha se, nëse bashkohen pozitë e opozitë raportet në mes Kosovës dhe ndërkombëtareve do të jenë më të favorshme.

“Në qoftë se bashkëpunohet, pozitë e opozitë, atëherë edhe raportet me ndërkombëtaret do të jenë më të favorshme për ne”, përfundoi Berisha.

Millaku: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme

Drita Millaku, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për “Bota sot”, ka thënë se prishja e marrëdhënieve me ShBA-në dhe BE-në nuk besojë se ka ndodhur, por këto marrëdhënie janë te lënduara fale jo seriozitetit të krerëve të shtetit dhe lojës se tyre me interesa të shtetit.

“Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për te nxjerrë vendin nga kjo situatë e rrezikshme dhe pa shprese”, thotë Millaku.

Ajo tutje vazhdon se, vendi duhet të shkon në zgjedhke për të sjellë një qeveri të re.

Image
Drita Millaku

“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të sjelle një qeveri të re e cila do të ruaj kufijtë dhe do të paaftësonte Thaçin të bëjë sakatosjen e vendit. Shteti duhet te jetë serioz në vendimet që i merr”, ka përfunduar ajo.

Salihaj: LDK-ja, duke mos u bërë pjesë e këtij skenari po e mbron Kosovën

Ndërkaq, ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, ka thënë për Bota sot" se, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e përgatitur për zgjedhje, por nuk është e gatshme t`i bëhet bisht partive të vogla e të pa peshë në skenën politike, të cilat, siç është shprehur ai, me gjithë mungesën e plotë të legjitimitetit, i kanë dhënë vetes mision që të udhëheqin me procesin më të vështirë që e kishte Kosova pas luftës.

Image
Adem Salihaj

“Të gjithë e dimë se partitë në pushtet nuk do të mund ta kryejnë si duhet këtë proces, por mund ta dëmtojnë rëndë Kosovën, duke cenuar territorin dhe vetë shtetësinë e saj. LDK-ja, duke mos u bërë pjesë e këtij skenari, nuk po e dëmton, por, përkundrazi, po e mbron Kosovën. Zgjedhjet në këto rrethana nuk janë komoditet, ato janë zgjidhja e problemit të madh, i cili është para nesh”, përfundoi ai.

Tahiri: Situata mund të eskaloj për të keq

Kurse, politologu Ramush Tahiri, ka thënë se, shteti i Kosovës është duke ulur nivelin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe me BE-në, jo vetëm për shkak të vënies së tarifës doganore në 100 për qind të vlerës për mallrat që importohen nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina, por edhe për shkak të sjelljes dhe të politikave të akuzave dhe të vlerësimeve voluntaristë për marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe për sjelljet e Kosovës si subjekt ndërkombëtar.

Image
Ramush Tahiri

“Duket se Kosova po tregon në nivel jo të lakmueshëm të sjelljes duke mos e kuptuar si dhe sa duhet rolin e saj si shtet i ri e demokratikë çfarë duhet të jetë. LDK, e ka të drejtën që të mos marr pjesë as në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj e as në krijimin e një Qeverie në bazë të gjerë pjesë e së cilës do të ishte edhe LDK si një parti tradicionale dhe institucionaliste”, tha analisti Ramush Tahiri.

Ai gjithashtu tha se, duke i marrë parasysh numrin dhe forcën e partive politike në Kuvendin e Kosovës, atëherë jemi përpara një bllokade institucionale që nuk mund të bëjë as rrëzimin e as institucionalizimin e Qeverisë.

“Pra kriza do të thellohet dhe në mos durimin ndërmjet palëve situata mund të eskaloj për të keq”, ka thënë tutje Tahiri.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme ai i she si opsion për të dalë nga kjo situatë.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe mund të ishin një rrugëdalje, por ato mund të bëhen vetëm pas vetë shpërndarjes së Kuvendit me dy të tretat e votave të deputetëve, e as për këtë nuk ka as gatishmëri e as konsensus”, përfundoi analisti politik Ramush Tahiri.

Shala: Kosovës si kurrë me parë i duhen institucionet funksionale

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, Kosova si shtet asnjëherë nuk i ka rrezikuar raportet me SHBA-në.

Image
Drizan Shala

“Për arsyeje që në marrëdhëniet bilaterale që ka Kosova me SHBA-në munden më pas konfrontim qëndrimesh për një proces të veçantë, por asnjëherë për tërësinë e procesit që është mbështetja për të mbrojtur shtetësinë e cila është e sponsorizuar nga vet SHBA-ja”, ka thënë eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala

Shala ka thënë se, nuk është pozitive shkurja në zgjedhje të cilën e ka kërkuar LDK-ja.

“Sepse në aspektin qoftë politik apo të sigurisë me hyrjen e Kosovës në afatin parazgjedhor do e dëmtonte shtetësinë e 17 shkurtit 2008 sepse Kosovës si kurrë me parë i duhen institucionet funksionale në aspektin substancial se sa të kemi vakum dhe gjatë këtij vakumi të krijohen lëvizje me karakter ndërkombëtar politik dhe qe mund të atakojnë sigurinë e Kosovës qoftë me korrigjim/përmisim/shenjëzim/përshkrim apo ndarje të saj”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat