Familja Jashari, është shfrytëzuar për interesa dhe qëllime dominimesh

Politika

Familja Jashari, është shfrytëzuar për interesa dhe qëllime dominimesh

Nga: D. B. Më: 6 mars 2019 Në ora: 18:51
Pamje nga Kulla e Adem Jasharit

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë se çështja e raporteve mes familjes Jashari dhe disa segmenteve në Kosovë është shumë komplekse dhe le shumë hapësirë për supozime dhe konkluza të ndryshme.

Ai ka thënë se gjatë luftës në Kosovë ka qenë një organizim i cili është udhëhequr në mënyrë shumë efikase dhe i cili e ka marrë pothuajse në pronësi gjithë trashëgiminë e luftës.

Image
Leon Duhanaj

Në krye të këtij organizmi zyrtarisht ka rezultuar të jetë Hashim Thaçi. Bazuar në ketë zhvillim dhe duke u konsideruar si pronarë të lirisë, nuk lanë gjë pa bërë në Kosovë, duke filluar nga uzurpimet e thjeshta e deri tek privatizimi i pasurisë së Kosovës. Pra, këta privatizuan luftën dhe, trashëgimin e saj. Por nëse i bëjmë një analizë të thjeshtë gjërave atëherë mund të konklidohet se ishte pikërisht masakra ndaj familjes Jashari, që u shfrytëzua për ta shtyrë ketë agjendë përpara. Për mendimin tim me rënien e Adem Jasharit, komandën dhe rrjedhat u ndikuan nga njerëz me qëllime e mision i cili nuk ishte thjeshtë liria e Kosovës por edhe kontrolli mbi të”, ka thënë analisti politik Duhanaj.

Sipas tij, të gjitha përçarjet në këtë proces kanë qenë rezultat i një strategjie të mirë organizuar.

“Bazuar mbi këtë, konsideroj që familja Jashari, është shfrytëzuar për interesa dhe qëllime dominimesh. Në ketë konkluzion, njeriu vjen thjeshtë kur përcjellë zhvillimet dhe deklaratat në Kohë të shumë figurave kyçe në natë proces. Tani, nga Familja Jashari vërehet një përpjekje për t'u çliruar nga kjo situatë dhe, si pasojë kemi ftohjen e marrëdhënieve me segmente të caktuara dhe njerëz të caktuar, ku pjesë e rëndësishme është edhe Thaçi. Për mendimin tim, nëse nuk do vritej Adem Jashari, rrjedha e zhvillimeve do të shkonte krejt ndryshe dhe se shumë njerëz nuk do të sorollateshin mi trashëgimin e lavdishme të UÇK-së. Siç dihet, koha sjellë dritë mbi çdo gjë dhe, mendoj që me kohë do t'i kuptojmë shumë të vërteta të kohës. Uroj që të dalë në dritë çdo aktivitet, çdo punë e mirë e secilit në shërbim të atdheut. Por njëherësh uroj të dalë në dritë edhe çdo aktivitet me sherr i kujtdo qoftë”, është shprehur Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat