“Tradhtia ndaj familjes Jashari”: Pse familja e Ademit nuk po pajtohet me rrugën e komandantëve?

Politika

“Tradhtia ndaj familjes Jashari”: Pse familja e Ademit nuk po pajtohet me rrugën e komandantëve?

Nga: D. B. Më: 6 mars 2019 Në ora: 20:36
Adem Jashari

Edhe pse kanë kaluar 21 vjet të dhembshme që kur ranë heroikisht në luftë pjesëtaret e familjes Jashari, në krye me Adem Jasharin, megjithatë Familja Jashari u flijua për të mos u harruar kurrë sepse ata ishin heronjtë e vërtetë që bën historinë, fyt për fyt më armikun tone shekullor Serbinë.

Kështu ka vlerësuar profesor Dr. Maxharraj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se atë ditë me 5, 6 dhe 7 mars 1998 forca të mëdha ia mësynë Prekazit më të vetmin qellim që ta likuidoi familjen Jasharaj.

“E bëri këtë sepse Familja Jasharaj më bijtë e saj Ademin dhe Hamzën ishin bërë halë në sy të regjimit fashist serb, ku për tri ditë rresht zgjati beteja heroike e Jasharëve me një armatim të dobëte që kishte, por me zemër të madhe për ti dal zot atdheut. U zhvillua një luftë e pabarabartë për tri ditë rresht të qëndresës heroike në Kullat e Jasharëve ku ranë heroikisht 55 veta sa ishin aty, nga të cilët 22 ishin të familjes së afërt. Për tri ditë e netë të Luftës heroike të Jasharëve kundër armikut, askush nuk i erdhi në ndihmë, ani pse flitej se andej silleshin luftëtar të UÇK-së. Kjo familje gjatë luftës edhe materialisht nuk u ndihmua as me të holla e as në armatim. Të hollat dhe armatimi i destinuar për këtë familje nisej për në destinacion por, çuditërisht nuk arriti kurrë, pasi thuhej se kishin humbur diku rrugës. Ndoshta më ndonjë qëllim të caktuar, por shumica e Komandanteve të luftës, bile ata që hiqeshin si kryesorët, nuk dukeshin në luftë, por qëndronin jashtë luftës në Shtabin e Rognerit në Tiranë, të cilit edhe nuk i interesonte gjithaq lufta dhe lojërat rreth luftës”, ka thënë profesor Binak Maxharraj.

Sipas tij, menaxhimi i pistë i parave të mbledhura nga diaspora për luftën me të të madhe edhe u keqpërdoruan nga ky shtab.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Shtabi i Rognerit e kishte edhe përkrahjen e mbeturinave enveriste që atë kohë ishin në pushte në Tiranë të cilët më tepët ishin të angazhuar për eliminimin e kundërshtareve në luftë sidomos atë të LDK-së, se sa të merreshin me Serbinë. Kështu në atë kohë ndodhën edhe vrasje të dyshimta të cilat sot e kësaj dite nuk janë zbardhë. Pra me ndihmën e mbeturinave ‘Enveriste’ Shtabi i Rognerit arriti që ta marrë pushtetin në Prishtinë. Komandantet e luftës, e keqpërdorën luftën, pasi ata në vend që të luftojnë për shtet, ata luftuan për pushtet. Brenda një kohe të shkurtër ata keqpërdoruan çdo gjë qe u vinte përdore, zaptuan pasurinë publike, shtëpia dhe banesa: brenda një kohe të shkurtër u pasuruan aq shumë që shumica e tyre u bane milioner. Është interesant së të gjithë këta Komandant thirreshin ne emrin Adem dhe Hamëz Jasharit të cilët u lanë të vetëm të kacafytën me Serbinë deri ne flijim pa kurrfarë ndihmë”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, familja Jasharaj ishte tradhtuar nga këta komandant le që nuk i ndihmuan por edhe ato pak ndihma që ishin destinuar për ta humbeshin diku rrugës.

“Zhvillimet e pas luftës në Kosovë nuk shkuan siç duhet, sepse shteti ishte zaptuar nga matrapazët e luftës duke keqpërdor çdo gjë që u vinte përdoresh, nga hajnia, plaçkitja. Por ajo se çka është e rëndësishme liria që e fituam nuk po gëzohet si duhet. Veriun e kemi të ndarë, e zotërojnë serbët, aty nuk ka qasje këmba e shqiptarit, çdo gjë atje frymon serbisht e asgjë shqip. Dialogun që e nisi dhe po e vazhdon Hashim Thaçi më shumë i solli të këqija Kosovës sa të mira. E ka bërë bërllok dialogun dhe nuk i kërkon asgjë nga Serbia, as kërkim falje, as separacione të luftës, as nuk interesohet për të pagjeturit”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai ka thënë se ky njeri punon për dikën tjetër e jo për Kosovën dhe ishte i përfshirë nëpër agjenturat spiunazhi, që e rëndësishme ishte ajo Shërbimit Sekret Francez DGSI.

“Ky Hashim Thaçi kishte bashkëpunim me ta, por edhe me shërbimet tjera ruso-serbe, nga të cilat është kap nga to dhe nuk guxon të lëvizë, bile shkoi aq larg saqë është në rrezik ta ndajë Kosovën. Sikur heronjtë e kombit Adem dhe Hamëz Jashari të ishin gjallë kjo nuk do të ndodhë sepse Kosova do të merr drejtim tjetër, sepse këta heronj nuk do të lejonin që të keqpërdorët shteti. Pra, sot është përvjetori 21 i rënies heroike të Adem dhe Hamëz Jasharit me familje. Në kompleksin memorial në Prekaz për çdo vjet mbahen ditët ”Epopeja e UÇK” në shenjë përkujtimi te rrënjës heroike te tyre. Vijnë këtu shumë qytetar nga Kosova, por edhe nga vendet tjera për ti bërë ndërrim homazhe heronjve te kombit qe e flijuan familjen e tyre për mbrojtjen e atdheut. Këtu për çdo vit vijnë edhe pushtetarë për homazhe për ta bërë më madhështore festën e fitores e cila është sinonim dhe simbol i kësaj familje”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, të gjithë këta pushtetar, komandat që vijnë këtu kthehën siç thuhet për një kafe në Kullën e Jasharëve, për ta ngushëlluar zotin e shtëpisë Rifat Jasharin dhe për ti shkëmbyer disa fjalë ashtu siç është bujaria shqiptare nëpër oda.

“Por, ne të gjitha këto vizita, homazhe në Memorialin “Epopeja e UÇK-së” është diçka që nuk shkon është diçka që po e lënë një njollë të keqe në këtë manifestim në të gjitha këto vite. Është ky Presidenti, e dikur Kryeministri Hashim Thaçi i cila sa herë që të shkon në Prekaz për homazh po merr diçka “n’thue”, po ndahet nga koleget dhe nuk hynë në Kullën e Jasharëve. Diçka këtu nuk po shkon, po ku është faji që diçka nuk po shkon që Hashim Thaçi nuk po ”guxon” që ta shkel pragun e Jasharave ? Pse, Hashim Thaçi nuk e ka kurajën dhe guximin të ballafaqohet sy me sy më Rifat Jasharin? Pse në këtë mënyrë sillet Hashim Thaçi ndaj kësaj familje sublime e cila e flijoj te tërë familjen për lirin e Kosovës? A mos është faji pikërisht i Hashim Thaçit i cili bëni gabime gjatë luftës ndaj kësaj familje që e la të flijohet pa kurrfarë ndihme gjatë luftës, kurse pas luftës shumë benifite ai me komandantet tjerë përfituan duke u thirrë pikërisht në familjen Jasharajt”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai konsideron se kjo sjellje është e çuditshme  nga ana e Hashim Thaçit ndaj kësaj familje e cila është simbol i flijueses dhe sakrificës për lirin e Kosovës.

“A ka të drejtë që Hashim Thaçi të sillet në këtë mënyrë, jo se jo, por këtë gjithsesi, është ndonjë fajësi e Hashim Thaçit ndaj kësaj familje gjatë luftës i cili nuk ka kurajën që të ballafaqohet me Rifat Jasharin, dhe kjo është mese e sigurte Por këtu, duhet përmend edhe mospajtimin dhe qëndrimin burrëror të familjes Jasharaj e cila nuk pajtohet më rrugën e komandanteve e sidomos te Hashim Thaçit në nderimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës. Në gjithë periudhën e pasluftës të cilët shtetin ne vend që ta ndërtojnë më shumë po e shkatërrojnë, ne të cilin po rritët pakënaqësia e popullit, rinia po ikën nga Kosova sepse nuk po gjejnë kurrfarë ardhmërie në Kosovë. Por gjithsesi mendoj se sjellja e këtillë e Hashim Thaçit është një arrogance e tij, sepse ai duhet ta dijë së është një njeri i vogël në krahasim me familjen e Jasharëve, dhe se ky njeri është i humbur. Hashim Thaçi duhet ta di se Familja Jasharaj është vlerë kombëtare, është krenaria e kombit dhe e tillë do te jetë përgjithmonë, ka thënë profesor Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat