Millaku: Dialogu i vitit 2019 do ta ketë fatin e dialogut 2011 deri 2018

Politika

Millaku: Dialogu i vitit 2019 do ta ketë fatin e dialogut 2011 deri 2018

Nga: A.M. Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:11
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se  Serbia nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën ,dialogu  i 2019 do ta ketë fatin e dialogut 2011 deri 2018”, ka theksuar Millaku për “Bota sot”.

Për më tepër, deputetja e VV-së është shprehur se sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi Serbia deri më tani e ka njohur Kosovën tridhjetë e tri herë.

“Janë nënshkruar 33 marrëveshje, dhe na kujtohet shumë mirë se në secilën marrëveshje që është nënshkruar  Hashim Thaçi deklarohej se defakto Serbia e ka njohur Kosovën, pra sipas Thaçit Serbia e ka njohur Kosovën plot 33 herë”, ka deklaruar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat