“Evropa e befasuar nga Thaçi por jo edhe nga Vuçiqi”

Politika

“Evropa e befasuar nga Thaçi por jo edhe nga Vuçiqi”

Nga: A.M. Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:52
Hashim Thaçi

Njohësi i çështje politike, Blerim Burjani, për “Bota sot” është shprehur se çështja e shkëmbimit të territorit është problematike.

“Nuk është aspak pozitive as përmendja e shkëmbimit të territoreve apo korrektimit të kufijve, askush nuk e ka menduar se propozimi i tillë do e vijë nga Kosova për këto tema, mjaft problematike, kjo i bien gjithçka në gjendje për të bërë vetëm për të arrit marrëveshje për normalizim e vështirë shumë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka thënë se Evropa është e ndarë rreth idesë për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Evropa e ndarë edhe e befasuar nga Thaçi, e aspak nga Vuçiqi. E pa pritshme ishte jo serioziteti i Thaçit apo serioziteti i tij për të mbërri marrëveshje me çdo kusht, tash me Britania, Gjermani, Zvicra janë kundër shkëmbimit territoreve e disa shtetet  Franca , Austria dhe SHBA janë të hapura nëse palët  e pranojnë çfarë do që është”, ka përfunduar Burjani “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat