Burjani: Ky është shqetësimi kryesor për qytetarët

Politika

Burjani: Ky është shqetësimi kryesor për qytetarët

Nga: D. B Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:55
Blerim Burjani

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar ndaj emërimit të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të sekretariatit ekzekutivit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vendimin e Kuvendit të Kosovës rreth këtij emërimi.

Deputetët e Kuvendit muajin e kaluar kanë zgjedhur Shalën, i njohur në luftë me nofkën “Fytyra” drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë.

Në lidhje me këtë çështje njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani ka thënë se ky reagim është normal, pasi të gjithë qytetarët janë kundër.

Ai ka thënë për “Bota sot” se shumica e qytetareve janë kundër njerëzve të cilët janë të involvuar në vepra penale ose së paku janë dyshuar për një kohë të gjatë për vepra të kundërligjshme.

“Duke pasur parasysh edhe kapjen e shtetit nga disa njerëz që kanë rrjetet e fuqishme që kontrollojnë shtetin plotësisht prej asetëve publike e deri tek kompanitë private, ku disa kanë edhe partneritet me sektorin privat. Politikanet janë në biznes me disa njerëz të sektorit privat.  Këtë gjendje e din të gjithë andaj që edhe reagimi i miqve ndërkombëtar është për të mirën tonë si popull dhe si shtet, por problemi është se nuk ka reagim publik të qytetareve por ka vetëm reagim të ambasadorëve dhe shoqërisë civile”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, realisht ndryshimi në qeverisje nuk vjen kështu pa vetëdijesim të qytetarëve të klasës ekonomike, të sektorit privat.

“Luftimi i korrupsionit dhe krimit ekonomike do të vazhdojë edhe më tej të jetë shqetësim i madh i popullit. E them këtë sepse edhe miqtë tanë ndërkombëtar janë dëshpëruar shumë për një vetëdije kaq të ulet. Pra ka përplot njerëz në rrjete kriminale të ndërlidhura me politikën dhe partitë . Po ashtu shumica e këtyre njerëzve kanë ndikim të madh në partitë ku janë. Dhe  krijimi i qëllimshëm i rrjeteve të njerëzve për vepra kriminale është planifikuar qysh pas vitit 2000.Andaj kjo tash është një skenar i kontrollit të madh të asetëve publike dhe nuk ka se kush ti ndal, përveç nëse bëhet ndryshim i madh demokratik. Pra vetëm tek qeverisja shpresat janë të vogla dhe më keq shumica e njerëzve intelektual dhe disa profile po ikin”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat