Deputeti i LDK-së: Shkëmbimi i territoreve është ide Ruso-Serbe, tregon nëse do të ketë sukses

Politika

Deputeti i LDK-së: Shkëmbimi i territoreve është ide Ruso-Serbe, tregon nëse do të ketë sukses

Nga: A.M Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:28
Deputetët e LDK-së

Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit britanik ka zhvilluar javën e kaluar një debat për marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Kosovën.

Për të tretën herë në 20 vitet e fundit kjo dhomë debatoi për Kosovën.

Kështu, Ministri britanik për Evropë, Sir Alan Duncan, ka thënë paraqitur qëndrimin kundër prekjes së kufijve në kuadër të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë.

“Arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej", ka thënë Duncan, ndër të tjera.

E lidhur me këtë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka përshëndetur reagimin e  Britanisë së Madhe, duke thënë se shtetet mike të Kosovës janë meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Image
Naser Rugova

“Shtetet mike të Kosovës që janë meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e respektojnë dhe e njohin Republikën e Kosovës me të gjitha atributet e një shteti sovran të deklaratës së pavarësisë e miratuar me 17 shkurt 2008. Britania e Madhe për të tretën herë konfirmon se Kosova është një dhe e pandarë dhe se nuk ka lojë me kufij shtetesh në Ballkan”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, deputeti i LDK-së se ka shtuar se shkëmbimi i territoreve është ide Ruso-Serbe dhe nuk do të ketë sukses

“Çdo përpjekje për prekje të sovranitetit të Kosovës do të jetë e kot dhe vetëm sa tensionon marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe rajonin në përgjithësi. Shkëmbimi i territoreve është ide Ruso-Serbe dhe nuk do të ketë sukses. Shteti i Kosovës dhe karakteri unitar i tij nuk do të ndryshoj. Plot fat që partneret tanë strategjik SHBA, Britania e Madhe, Gjermania janë  në anën tonë dhe ëndrra ruso- serbe nuk do realizohet”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat