Profesori i njohur godet rëndë Thaçin e Haradinajn: Pse po insistohet për njohje nga një shtet kriminal si Serbia?

Politika

Profesori i njohur godet rëndë Thaçin e Haradinajn: Pse po insistohet për njohje nga një shtet kriminal si Serbia?

Nga: N.H Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:19
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë në njohjen nga Serbia, në këmbim të heqjes së taksës 100 për qind për mallrat serbe, përkundër presionit të madh të administratës amerikane për zgjidhjen e nyjës rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e ka të vështirë për vendimet që i merr, pasi që është i vetëm.

I pari i qeverisë së Kosovës ka theksuar se taksa nuk është suspendimi si veprim, por sipas tij është kualiteti finales me çka do të merren vesh dy vendet.

Ndërsa lidhur me ketë, kritik është shprehur prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai duke e komentuar procesin e deritanishëm të dialogut, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky proces për shumë vite është udhëhequr nga njerëz jo kredibil.

“Ka disa vite që po vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ashtu siç po ecë edhe nuk është deshtë as të fillonte. Por, çdo gjë me nisjen e dialogut filloi keq dhe dialogu ka has në qorrsokak pa kurrfarë dalje. Deri te kjo erdhi se dialogun për shumë vite e udhëhoqën njerëzit pa kredibilitet, të pa aftë, të padije, bile edh të pa mençur, të cilët jo vetëm qe nuk janë të dijshëm, por edhe më keq edhe nuk dinin së për çfarë kanë shkuar atje, për çfarë arsye. Personat e tipit të Hashim Thaçit i cili është në krye të dialogut që sa vite nuk është dashtë ta udhëheqin këtë dialog, sepse po del se nuk i ka dy kokrra mend në krye”, ka thënë Maxharraj.

Ai konsideron se dialogu me Serbinë nuk u bë sepse për të kishte nevojë Kosova, por është bërë sepse për të kishte nevojë Brukseli më shumë për ta ledhatuar Serbinë për të mos lënë të shkonte nga Rusia.

“Ky njeri i shantazhuar dhe i kapur deri në fund nga Serbia me dosje për dyshime në veprimtarin e tij krimineli si gjatë dhe pasluftës. Shkoi në Bruksel si siç thotë populli “Muça pas daive” dhe na i la disa marrëveshje kopile te dera në dëm të Kosovës, për çka Kosova që tani po vuan nga to. Dialogu ishte fund e krye i padefinuar mirë, i pa konceptuar mirë, nuk kishte qëllim të qartë, dhe si i tillë ky dialog edhe nuk do të duhej të ndodhte. Por ky dialog nuk u bë sepse për të kishte nevojë Kosova, por u bë sepse kishte nevojë Brukseli më shumë për ta ledhatuar Serbinë për të mos lënë të shkonte nga Rusia. Ani pse intimisht ju thamë se Serbia anon nga Evropa për para, kurse shpirtin e ka atje larg në Malet e Kaukazit. Mu për këtë arsye gjatë gjithë dialogut Brukseli ia mbajti anën Serbisë me Mogherinin në krye si pro ruso-serbe”, ka thënë ai.

Maxharraj përmend edhe disa nga kushtet që Kosova do të duhet t’i kërkonte nga Serbia para se të fillonte dialogu mes këtyre dy shteteve.

Image
Binak Maxharraj

“Thjeshtë mendoj së Kosova, sikur te kishte pas në dialog njerëz atdhetarë të dijshëm, intelektual, akademik, dialogu nuk do të nisej dhe të shkonte në këtë mënyrë. Nuk do të nisej dhe shkonte për arsye së Kosova është viktimë e luftës e jo Serbia siç po e le përshtypjen atmosfera gjatë gjithë dialogut, sepse Serbia atje po vepron sikur dialogu është pronë e saj po e luan lojën e djallit gati duke e lanë fajtore për çdo gjë Kosovën. Ajo,po luan me dialogun, po e kushtëzon dialogun, ajo nuk i plotëson as ato marrëveshje të arritura, thjeshtë ajo në këtë dialog po kërkon ëndrrën e vetë shekullore për ta marr veriu. Nuk mundi ta marr me luftë, por si dukët do ta marr në paqe. Siç përmenda dialogu me Serbinë është nisë dalash. Kosova kurrë nuk do të ishte deshtë që ta nisë dialogun pa këto kushte si kërkimfalja nga Serbia për gjenocidin dhe krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, kërkesën për separacionet e luftës, te pagjeturit. Këto do te ishin vetëm disa nga ato kërkesa të Kosovës qe pa pranimin tyre as që do të duhej të ndodhë dialogu, por pasi që e kemi një udhëheqës fodull, të zaptuar e të kapur nga Serbia ndodhi kjo që ndodhi dhe jemi fut si pyka në dru”, konsideron Maxharraj.

Ai shprehet i habitur me insistimin e Kosovës për njohje nga Serbia. Sipas Maxharrës, kjo njohje nuk është e domosdoshme të ndodhë.

“Unë së kuptojë së pse duhet te jetë kaq e rëndësishme njohja e Kosovës nga Serbia kriminele dhe armiqësore. Dhe nuk e di sepse këta qyqarët tanë insistojnë për njohjen e Kosovës nga Serbia nga shteti kriminel, nga çetniket siç janë Vuçiq dhe Daçiq. Kosova as se si nuk guxon që të insiston në këtë njohje nga Serbia, sepse një gjë e këtillë është e kotë. Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën me dëshirën e saj, vetëm nëse nuk është e detyruar ta bëjë këtë gjë. Thjeshtë njohja nga Serbia nuk është e domosdoshme të ndodhë. Nuk na duhet një njohje e sajë nëse Kosova është e detyruar të jep tokë për këtë njohje ose për ndonjë aderim të Kosovën në organizmat botëror. Kjo është floskul politike, sepse aderimi në organizatat e mëdha ndërkombëtare siç është OKB nuk varën nga Serbia, na njohu ajo ose jo. Këtë nuk guxon as bire nëne ta bëjë në Kosovë”, shprehet i revoltuar ai.

Mes tjerash, ai shton se shteti i Kosovës mund të jetojë lirshëm edhe pa njohjen e Serbisë.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është mall që të tregtohet të shitet e blihet në treg në treg, sepse nëse dikush vepron kësisoj e prek kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial të cilat janë të pacenueshme. Por, Kosova mund të jetojë lirshëm edhe pa njohjen e Serbisë. Ka shumë shtete në botë që nuk janë njohtë nga miqtë afërt të tyre, nuk janë as në OKB e kudo tjetër, siç është Izraeli, por ai po jeton lirshëm, bile as që kërkon njohje nga shtetet arabe, por është bërë një shtet i fortë në rajon i cili edhe ua luan gishtin shteteve arabe”, ka thënë mes tjerash ai.

Maxharraj krejt në fund thekson se nuk duhet të bëhet tregti më Kosovën, pasi sipas tij, ajo nuk është mall që shitet e blihet në treg dhe se Kosova ka qenien e integritetin e saj të pacenueshëm.

“Nuk luftuam, nuk na çliruan ata që na ndihmuan në luftë për të ardhë deri këtu se Kosova duhet të ndahet”, përfundon Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat