Krasniqi: Kryeministri Haradinaj qëndron fuqishëm pas taksës, dëshmoi se jemi shtet!

Politika

Krasniqi: Kryeministri Haradinaj qëndron fuqishëm pas taksës, dëshmoi se jemi shtet!

Nga: A.M. Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:01
Ramush Haradinaj

Njohësi çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbetur i vetëm në çështjen e taksë së vendosur ndaj Serbisë dhe nga ky presion ka filluar që të ndikojë edhe tek ai.

“Realisht edhe Kryeministri ka mbetur i vetëm në këtë çështje karshi gjithë presionit nga partitë politike, nga partitë e koalicionit, gjithashtu edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja, e që ka filluar të ndikojë edhe të kryeministri Haradinaj për zbutjen e qëndrimit të tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Krasniqi nuk beson që Haradinaj do të heq dorë nga paska pavarësisht deklaratave të tij, pasi që kjo mund ti shërbej edhe për zgjedhjet që t`i rritet  elektorati i tij.

Image
Islam Krasniqi

“Nuk besoj që kryeministri do të heq dorë nga taksa pavarësisht deklaratave të tij, sepse kjo është edhe një fuqi që do ti shërbej në rast së vendi shkon në zgjedhje, që ta ruaj apo edhe ta rrit elektoratin e tij. Kryeministrin shumë herë e kanë verë në pozita të palakmueshme edhe duke e kërcënuar me prishjen e qeverisë, kërkesë e cila në mënyrë të tërthortë ka qenë edhe kërkesë kryeministrit të Serbisë i cili e ka qit kusht heqjen e taksës me vazhdimin e dialogut, dhe presidenti së bashku me partitë e koalicionit shpesh herë kanë provuar të hypin në peshoren e qytetarëve duke e quar vendin në zgjedhje apo edhe kanë kërkuar përkrahjen e LDK-së për një qeveri teknike. Por unë besoj së z. Haradinaj nuk do ta largoj taksen dhe do të qëndroi fuqishëm pas saj, sepse ky është vendim i drejt dhe i qëlluar nga kryeministri, praktik e cila është dashur të ekzistoj që nga paslufta, por fatkeqësisht s`ka ndodhur, dhe që kryeministri e dëshmoi së jemi shtet, e jo duke u marr vendimet në Beograd e duke u zbatuar në Prishtinë, pa e ditur së ku janë vijat e kuqe, pa e ditë së zyrtaret e qeveris tonë për kë punojnë, për cilën qeveri!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat