“Haradinaj dha sinjal reflektimi në takimin me zyrtarin amerikan, taksa hiqet gjatë jave”

Politika

“Haradinaj dha sinjal reflektimi në takimin me zyrtarin amerikan, taksa hiqet gjatë jave”

Nga: A.M Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:20
David Hale në takimin me krerët e Kosovës

Të shtunën në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Hardinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë takuar nënsekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Politike, David Hale.

Pasi këtij takimi, kryeministri Haradinaj, në një postimi në Facebook, ka shkruar se janë të gatshëm për dialogun me Serbinë, si dhe të diskutojnë edhe për tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

“E ritheksova se ne jemi gati për dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, pas takimit me z. David Hale.

Haziri: Haradinaj dha sinjal reflektimi

Njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri, mendon se nënsekretari Hale ka përcjellë mesazhin e qartë të Uashingtonit për liderët e Kosovës, dhe për këtë Kosova duhet të reflektoj e ta duhet të reflektoj.

"Mendoj se nënsekretari amerikan, David Hale, ka përcjellë mesazhin e qartë të Uashingtonit për liderët e Kosovës, sa i përket taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, gjë që po ashtu mendoj se Kosova duhet të reflektoj mbi bazën e këtij mesazhi dhe ta suspendoj taksën ndaj mallrave që vinë nga Serbia dhe Bosnja.

Image
Nexhat Haziri

Ai shprehet se, kjo taksë mund të suspendohet gjatë kësaj jave duke u bazuar në deklaratën e kryeministrit Haradinaj, i cili dha sinjal do të reflekton mbi bazën e kërkesës së Uashingtonit.

“Dhe ky suspendim do të ndodhë në këtë jave ose më së largu në fillim të javës tjetër, pasi kjo lexohet edhe në deklaratën e kryeministrit Haradinaj, i cili në mënyrë të tërthortë dha sinjale se do të reflekton mbi bazën e kërkesës së Uashingtonit”, ka theksuar Haziri për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se nënsekretari amerikan, David Hale të njëjtën kërkesë e ka shtuar si ne Beograd, ashtu edhe Prishtinë që të rifillojë dialogun.

“Po ashtu nënsekretari amerikan, David Hale, ashtu siç kërkoi në Beograd nga liderët serbë gatishmëri për rifillimin e dialogut, të njëjtën kërkesë ai ua paraqitet edhe liderëve kosovar në Prishtinë dhe me këtë konfirmohet se administrata e presidentit Trump është shumë e interesuar që të rifilloj ky dialog në mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të prodhoj një marrëveshje obligative për të dyja palët që do të bëjë njohjen reciproke në mes të dy shteteve , pra Kosovës dhe Serbisë”, ka potencuar Nexhat Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat