Taksa hiqet gjatë kësaj jave?

Politika

Taksa hiqet gjatë kësaj jave?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 mars 2019 Në ora: 08:02
David Hale

Të shtunën në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Hardinaj dhe kryetari i Kunendit, Kadri Veseli kanë takuar nënsekretarin  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Politike, David Hale.

Pasi këtij takimi, kryeministri Haradinaj, në një postimi në Facebook , ka shkruar se janë të gatshëm për dialogun me Serbinë, si dhe të diskutojnë edhe për tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.

“E ritheksova se ne jemi gati për dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, pas takimit me z. David Hale.

Shahu: Qartësia e këmbëngulja e Haradinit nuk përqeshet nga amerikanët

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”,  ka thënë se taksa mund të ndërpritet në besë të amerikanëve.

Image
Rexhep Shahu

“Pasi u bënë disa muaj që u vendos taksa ndaj mallrave serbe dhe ky akt politik, ky ushtrim sovraniteti, pavarësie e demokracie, pohoi se Kosova mundet, tani edhe mund të ndërpritet përkohësisht taksa për respekt dhe në besë të amerikanëve. Qartësia e këmbëngulja e Haradinit nuk përqeshet nga amerikanët, siç bën Thaçi duke e goditur poshtë brezit kudo Haradinit në opinionin vendas dhe të zyrtarët ndërkombëtare”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se vizita e nënsekretarit amerikanë, Hale ripohon se Kosova është investim amerikan dhe se pa pa garanci shtetërore amerikane nuk mund të ketë marrëveshje as qetësi.

“Vendosja e kësaj takse vërtetoi se Haradinaj nuk i lëpihet Beogradit dhe nuk synon që të jetë edhe komandant i paqes. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan ripohon se Kosova është investim amerikan. Nëse amerikanët garantojnë atë që kërkon Haradinaj, njohje e kësaj Kosovë në këto kufij, është më lehtë se sa njohje të Kosovës me territor të shtuar më 3 komunat e Luginës siç thotë Thaçi. Shkurt, pa garanci shtetërore e jo private amerikane nuk mund të ketë marrëveshje as qetësi”, ka thënë Shahu.

Haziri: Haradinaj dha sinjal reflektimi

Image
Nexhat Haziri

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri, mendon se nënsekretari Hale ka përcjellë mesazhin e qartë të Uashingtonit për liderët e Kosovës, dhe për këtë Kosova duhet të reflektoj e ta duhet të reflektoj.

Mendoj se nënsekretari amerikan, David Hale, ka përcjellë mesazhin e qartë të Uashingtonit për liderët e Kosovës, sa i përket taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, gjë që po ashtu mendoj se Kosova duhet të reflektoj mbi bazën e këtij mesazhi dhe ta suspendoj taksën ndaj mallrave që vinë nga Serbia dhe Bosnja.

Ai shprehet se, kjo taksë mund të suspendohet gjatë kësaj jave duke u bazuar në deklaratën e kryeministrit Haradinaj, i cili dha sinjal do të reflekton mbi bazën e kërkesës së Uashingtonit.

“Dhe ky suspendim do të ndodhë në këtë jave ose më së largu në fillim të javës tjetër, pasi kjo lexohet edhe në deklaratën e kryeministrit Haradinaj, i cili në mënyrë të tërthortë dha sinjale se do të reflekton mbi bazën e kërkesës së Uashingtonit”, ka theksuar Haziri për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se nënsekretari amerikan, David Hale të njëjtën kërkesë e ka shtuar si ne Beograd, ashtu edhe Prishtinë që të rifillojë dialogun.

“Po ashtu nënsekretari amerikan, David Hale, ashtu siç kërkoi në Beograd nga liderët serbë gatishmëri për rifillimin e dialogut, të njëjtën kërkesë ai ua paraqitet edhe liderëve kosovar në Prishtinë dhe me këtë konfirmohet se administrata e presidentit Trump është shumë e interesuar që të rifilloj ky dialog në mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të prodhoj një marrëveshje obligative për të dyja palët që do të bëjë njohjen reciproke në mes të dy shteteve , pra Kosovës dhe Serbisë”, ka potencuar Nexhat Haziri për “Bota sot”.

Burjani: S`mund të ketë kushte për fillim dialogu

Image
Blerim Burjani

Kurse, njohësi tjetër i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një deklaratë për “Bota sot” ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Deklaratat janë shterpe të këtij kryeministri, s`ka asnjë veprim konkret , krejt cirk, nuk ka dialog pa heqje të taksës, ky njeri është i tillë nuk merr vesh çka është politika e as zgjidhja, ideja nuk është me qit kushte të pamundshme se taksa nuk hiqet derisa të njohë Serbia shtetin e Kosovës, këto gjëra duhet dite me shkue në shkollë e merre vesh , në relacionet ndërkombëtare apo në të drejtën ndërkombëtare është e qartë kjo”, ka  thënë Burjani për “Bota sot”.

Po ashtu, ai është shprehur se kryeministri duhet te heq taksën në mënyrë që të mbroj sovranitetin e Kosovës brenda këtyre kufijve aktual.

“çështje qitja e kushteve të pamundshme për palën tjetër është jo gatishmëri për dialog pra është kundër dialogut , pra s`mund të ketë kushte për fillim dialogu, nëse ky njeri është ka merre vesh gjë prej politikës  duhet të pezulloje taksën duhet të mbroj sovranitetin e Kosovës brenda këtyre kufijve aktual që është shpall shteti i Kosovës, aty dhe atëherë është koha për të mbrojt shtetin, shteti nuk mbrohet duke rrezikuar atë dhe integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, kjo quhet pa përgjegjshmëri. Ky njeri as nuk din por as nuk pyete, është i paparashikueshëm dhe i padijshëm nuk është ideja me ngri kryet por me tregue rezultat politik ky njeri po dështon me tregue rezultat pra nëse kështu ndodhe dhe vazhdon pa shkarkim atëherë mbetet Kosova me sanksione të SHBA”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”.

Krasniqi: Taksa do t`i shërbej Haradinajt në rast të zgjedhjeve

Kurse, njohësi çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka mbetur i vetëm  në çështjen e taksë së vendosur ndaj Serbisë dhe nga ky presion ka filluar që të ndikojë edhe tek ai.

Image
Islam Krasniqi

“Realisht edhe Kryeministri ka mbetur i vetëm në këtë çështje karshi gjithë presionit  nga partitë politike, nga partitë e koalicionit, gjithashtu edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja, e që ka filluar të ndikojë edhe të  kryeministri Haradinaj për zbutjen e qëndrimit të tij”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Krasniqi nuk beson që Haradinaj do të heq dorë nga paska pavarësisht deklaratave të tij, pasi që kjo mund ti shërbej edhe për zgjedhjet  që t`i rritet  elektorati i tij.

“Nuk besoj që kryeministri do të heq dorë nga taksa pavarësisht deklaratave të tij, sepse kjo është edhe një fuqi që do ti shërbej në rast së vendi shkon në zgjedhje, që ta ruaj apo edhe ta rrit elektoratin e tij. Kryeministrin shumë herë e kanë verë në pozita të pa lakmueshme  edhe duke e kërcënuar me prishjen e qeveris, kërkesë e cila në mënyrë të tërthortë ka qenë edhe kërkesë kryeministrit të Serbisë i cili e ka qit kusht heqjen  e taksës me vazhdimin e dialogut, dhe presidenti së bashku me partitë e koalicionit shpesh herë kanë provuar të hypin në peshoren e qytetarëve duke  e quar vendin në zgjedhje apo edhe kanë kërkuar përkrahjen e LDK-së për një qeveri teknike”, është shprehur Krasniqi.

Ndryshe, Krasniqi ka shfaqur besimin se  Haradinaj nuk do ta heqë, vendosja e vë cilës është veprim i drejtë i tij.

“Por unë besoj së z. Haradinaj nuk do ta largoj taksen dhe do të qëndroi fuqishëm pas saj, sepse ky është vendim i drejt dhe i qëlluar nga kryeministri, praktik e cila është dashur të ekzistoj që nga paslufta, por fatkeqësisht s`ka ndodhur, dhe që kryeministri e dëshmoi së jemi shtet, e jo duke u marr vendimet në Beograd e duke u zbatuar në Prishtinë, pa e ditur së ku janë vijat e kuqe, pa e ditë së zyrtaret e qeveris tonë për kë punojnë, për cilën qeveri!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat