E zbulon analisti politik: Ja kur do të rrëzohet Qeveria “Haradinaj”

Politika

E zbulon analisti politik: Ja kur do të rrëzohet Qeveria “Haradinaj”

Nga: N.H Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:59
Ramush Haradinaj

Partia më e madhe opozitare tash e një kohë të gjatë është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. LDK po vazhdon të insistojë se së shpejti Qeverinë “Haradinaj”, do e testojë me një mocion mosbesimi.

Analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është çështje kohe se kur do të rrëzohet qeveria e udhëhequr nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Burjani shton se për qeverinë aktuale ka humbur edhe arsyeja për të folur seriozisht.

Image
Blerim Burjani

“Kjo qeveri është në këmbë të çelëta prej themelimit , tash më edhe përkrahjen e PAN-it e ka humbur, është çështje kohe se kur do të rrëzohet. Kjo qeveri ka gjasa të rrezohet për shkak mos funksionimit të saj, me problemet e vazhdueshme me legjitimacion. Është sjellja e saj me miqtë ndërkombëtar, një çështje tjetër e pakuptimtë e krijuar nga kjo qeveri, ka humbur edhe arsyeja me fol seriozisht për qeverinë PAN”, ka thënë Burjani.

Sipas Burjanit, partia e Kadri Veselit mbanë përgjegjësinë kryesore për veprimet e kryeministrit Haradinaj.

“Deri me tash PDK-ja mban përgjegjësin për sjelljen e këtij kryeministri jo serioz plotësisht, dhe gjëra të tjera. Ky kryeministër interesin ekonomikë e ka ndarë për vete, marrja e PTK-së, Agjencinë e Privatizimit si dhe aeroportin që dështoi, ishin disa nga synimet. Qeveri për të bërë kapital, për të ndarë zona ekonomike të interesit, kështu e thonë edhe ndërkombëtaret”, shprehet analisti politik.

Ndryshe, se fundi edhe Lista Serbe është shprehur e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Igor Simiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat