Kadriaj: Me vendimin për Trepçën, iu tregua Serbisë se pasuritë e Kosovës i përkasin vetëm asaj

Politika

Kadriaj: Me vendimin për Trepçën, iu tregua Serbisë se pasuritë e Kosovës i përkasin vetëm asaj

Nga: G.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 00:00
Trepça

Gjiganti Trepça së fundmi është regjistruar si biznes i Kosovës.

Për këtë dhe atë se a është vonuar ky vendim, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se regjistrimi i Trepçës si biznes dhe pronësi e Kosovës do të ndikojë për mirë në ekonominë e Kosovës dhe do t'i hap perspektivë vendit.

"Rrugëtimi i Kosovës si shtet në momente të caktuara i arsyeton edhe vonesat sepse adminstrimin nga UNMIK-u sidhe dhjetë vitet e para të pavarsisë kanë qenë vitet të konsolidimit të Kosovës si shtet. Regjistrimi i Treçës si biznes dhe pronësi e Kosovës është domethënëse për të ardhmen ekonomike të Kosovës duke ngritur interesim nga investitorët potencial njëherësh duke ngritur eksportin ku do të determinojë rritje ekonomike, ngritje e punësimit njëherësh ngritje e cilësisë së jetës së qytetarëve. Pra, një funksionim normal i Trepçës do t'i hap perspektivë Kosovës duke qenë një hiptotekë për kredi të mundshme për investime kapitale në të ardhmen", është shprehur ai.

Image
Mustafë Kadriaj

Sipas Kadriajt, me këtë që është bërë, i është bërë e qartë Serbisë dhe ndërkombëtarëve që pasuristë brenda territorit të Kosovës i përkasin vetëm Kosovës.

"Tani e tutje Trepçës duhet t'i bëhet një studim i fizibilitetit dhe rivalorizimit të pasurive nëntokësore si në aspekt cilësor dhe sasior të cilat do të ishin një çmim për investitor po ashtu edhe ngritje e imazhit ekonomik të Kosovës në nivel rajonal dhe më gjerë si përparësi krahasuese në tregun ndërkombëtar ku do të ndryshonte për të mirë raportin eksport import. Me këtë hap të qeverisë mendoj që i është bërë e qartë palës serbe dhe miqve ndërkombëtarë që pasuritë brenda territorit të Republikës së Kosovës i përkasin Kosovës dhe qytetarëve të saj, pa marrë parasysh nacionalitetin apo racën por jo në Trepçë të jetë hisedar edhe Serbia", ka deklaruar Mustafë Kadriaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat