Burjani flet për deklaratën e O’Connellit dhe politikanët e korruptuar

Politika

Burjani flet për deklaratën e O’Connellit dhe politikanët e korruptuar

Nga: D. B Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:02
Blerim Burjani

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se kësaj radhe dëshiron të jete më i drejtpërdrejtë, duke pyetur se edhe sa do ta keni përkrahjen ndërkombëtare.

Ai ka thënë se korrupsioni në Kosovë, sidomos ai i nivelit të lartë, nuk është duke u luftuar.

Në lidhje me këtë çështje njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se ekziston një kauzë më e madhe e politikaneve të korruptuar më shumë, se kërkesat e miqve ndërkombëtar.

Sipas tij, interesi për të bërë para të shumta dhe për tu pasuruar pa bazë kuptohet në situata e caktuara te Kosovës si rendësi më e madhe politikanëve të korruptuar.

“Korrupsioni i lartë ka të bëjë jo me këshillat e miqve por me pasurim marramendës të njerëzve dikur të varfër e tash milioner. E them këtë pasi përderisa kjo klasë politike është në pushtet nuk pritet gjë veç lavdërim i miqve ndërkombëtar dhe bërje të para në mënyrë të paligjshme, këto dy situata janë prezentë prej viti 2000 e deri më sot. Nuk ka luftim të korrupsionit por ka lëvdata te pandalshme ndaj SHBA dhe Britanisë. Këto dy situata nuk janë rastësi por janë të planifikuara dhe në kuptimin politik duhet sjellë mençur me miqtë e Kosovës, kurse në anën tjetër duhet bërë miliona nga kjo klasë e politikaneve të korruptuar”, ka thënë njohësi i çështjeve politikë e juridike, Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat