Mimoza Kusari-Lila flet për raportin me Ilir Dedën

Politika

Mimoza Kusari-Lila flet për raportin me Ilir Dedën

Nga: G.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 21:32
Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda

Deputeti i Alternativës për Kosovën, Ilir Deda vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie, por që nuk merr pjesë në mbledhjet e kryesisë.

Kështu ka deklaruar kryetarja e partisë, Mimoza Kusari-Lila për gazetën “Bota sot”, derisa ka folur për raportin mes tyre.

“Ne kemi pasur diferenca në qasjen, mënyrën se a duhet të përfshihet Alternativa në Ekipin Negociator dhe aty ka qenë tërheqja e tij nga aktivitetet e partisë. Ai zyrtarisht është pjesë e Alternativës por në aspektin formal ose të funksionimit nuk ka qenë pjesë e mbledhjeve të kryesisë, në disa prej mbledhjeve të fundit ose nuk ka kontribuar. Gjithashtu dhe votimin në Kuvend e ka bërë në bazë të vullnetit të tij dhe jo në bazë të vendimeve të partisë. Por mendoj se është çështje e tij dhe organeve të partisë që të përcaktohen në raport me të, ndërsa në raport me përcaktimin e Alternativës ne jemi shumë të qartë, jemi parti opozitare, do të bëjmë maksimumin dhe do ta japim atë edhe në parlament, por edhe në jetën politike që të tregojmë se kësaj qeverisje duhet t’i vie fundi dhe në asnjë mënyrë nuk jemi të gatshëm t’ia zgjasim jetën qeverisjes Haradinaj”, është shprehur Kusari-Lila për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat