Eksperti i sigurisë tregon qëllimin e gazetarit Graham Phillips në Kosovë

Politika

Eksperti i sigurisë tregon qëllimin e gazetarit Graham Phillips në Kosovë

Nga: N.H Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:56
Graham Phillips

Në Kosovë vazhdimisht viteve të fundit është raportuar se vendi është bërë çerdhe e shërbimeve të huaja, shkruan gazeta “Bota sot”.

Së fundi u zbulua edhe një gazetar pro-rus, me emrin Graham Phillips, që kishte hyrë në Kosovë dhe  po bënte fushatë kundër Kosovës me videot e tij të shpërndara në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se aktivitetet e gazetarit Phillips kanë për qëllim mbledhjen e informacioneve dhe krijimin e një opinionit të gjerë mbi një realitet të shtrembër mbi gjendjen e sigurisë në vend.

Image
Drizan Shala

“Sa i përket aktivitetit të Graham Phillips më përgjegjësi të lartë mund të quajmë një para-aktivitet të shërbimeve informative ruse të FSB në Ballkan në përgjithësi dhe Serbisë (Qendrën humanitare Nish), e në veçanti e cila ka qëllim kryesor mbledhjen e informacioneve dhe krijimin e një opinionit të gjerë mbi një realitet të shtrembër mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë (propagandë). Kjo është tentativa e katërt zyrtare (publik ) nga individ të lidhur ngushtë më FSB-në dhe BIA-në në Kosovë”, ka thënë Shala, për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë dhe AKI-ja në veçanti kanë hartuar një planë kundër veprimeve subversive të këtyre shërbimeve.

“Sepse shteti i Kosovës (strukturat e sigurisë në përgjithësi) dhe AKI-ja në veçanti kanë hartuar një planë kundër veprimeve subversive të këtyre shërbimeve në dem të sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, njohësi i sigurisë ka shtuar duke thënë se kjo nuk do mbetet tentativa e vetme e këtyre shërbimeve për të destabilizuar gjendjen e sigurisë duke ndikuar në sferën shoqërore e politike më krijimin e qëndrimeve të fabrikuara nga ato.

“Pra, institucionet politike të Kosovës dhe të Sigurisë ( AKI-ja,PK-ja,FSK-ja ) duhet të veprojnë siç janë duke vepruar në shkëmbim të informacioneve në afatet sa më të shpejt për të parandaluar ekspanzimin të mundshëm të këtyre shërbimeve në hapësirën e Republikës se Kosovës”, ka përfunduar Shala për gazetën “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat