Graham Phillips, propaganduesi kundër Kosovës, i lidhur ngushtë më FSB-në ruse dhe BIA-në serbe

Politika

Graham Phillips, propaganduesi kundër Kosovës, i lidhur ngushtë më FSB-në ruse dhe BIA-në serbe

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 13 mars 2019 Në ora: 14:22
Graham Phillips

Në Kosovë vazhdimisht viteve të fundit është raportuar se vendi është bërë çerdhe e shërbimeve të huaja, shkruan gazeta “Bota sot”.

Së fundi u zbulua edhe një gazetar pro-rus, me emrin Graham Phillips, që kishte hyrë në Kosovë dhe po bënte fushatë kundër Kosovës me videot e tij të shpërndara në rrjetet sociale.

I njëjti gazetar për shkak të aktiviteteve të dyshimta ishte kapur edhe në Ukrainë, e që më pas ishte dëbuar nga ky shtet si rezultat i punës se tij kundër interesave të atij shteti.

Për aktivitetet e Phillips, deputet të opozitës konsiderojnë se shërbimet e inteligjencës janë në gjumë letargjik. Derisa, kanë bërë me dije se gazetar dhe persona që janë në shërbim të agjencive anti-Kosovë ka mjaftë në vend.

Njohësit e kësaj fushe kanë deklaruar se aktivitetet e Graham Phillips janë një para-aktivitet i shërbimeve informative ruse të FSB në Ballkan në përgjithësi dhe Serbisë (qendrën humanitare Nish), e në veçanti e cila ka qëllim kryesor mbledhjen e informacioneve dhe krijimin e një opinionit të gjerë mbi një realitet të shtrembër mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Deputetja e VV-së: Shërbimet e inteligjencës në gjumë

Image
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë se ka të tillë që nuk e duan Kosovën dhe kjo hyn në diverzitetin e mendimeve, mirëpo, sipas saj në momentin ajo kjo kalon kufijtë, atëherë organet tona duhet të veprojnë.

“Gazetarë të tillë edhe ka, dhe ne duhet ta kuptojmë se ka edhe njerëz që nuk e donë Kosovën. Kjo hyn në diverzitetin e mendimeve, por kur kjo kalon kufijtë e mendimeve atëherë organet tona duhet të veprojnë, duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë këtij njeriu dhe të tillëve dhe këto organe duhet punuar e vepruar që dëmi të jetë sa me i vogël”, shprehet Millaku.

Ajo me tej është shprehur se organet e inteligjencës në këto momente janë në gjumë sa i përket kësaj çështjeje.

“Besoj se shërbimet tona të inteligjencës janë në gjumë letargjik. Gazetar dhe persona që janë në shërbim të agjencive anti-Kosovës ka mjaftë në Kosovë”, ka thënë deputetja e VV-së.

Në fund, ajo nënvizon se edhe mediat në vend duhet të punojnë për demaskimin e këtyre personave që veprojnë kundër shtetit të Kosovës.

“Gjithashtu edhe mediat tona duhet vepruar për demaskimin e këtij kuazi gazetari i cili plason të pavërteta”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për gazetën “Bota sot”.

Shala tregon qëllimin e gazetarit Graham Phillips në Kosovës

Image
Drizan Shala

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se aktivitetet e gazetarit Phillips kanë për qëllim mbledhjen e informacioneve dhe krijimin e një opinionit të gjerë mbi një realitet të shtrembër mbi gjendjen e sigurisë në vend.

“Sa i përket aktivitetit të Graham Phillips më përgjegjësi të lartë mund të quajmë një para-aktivitet të shërbimeve informative ruse të FSB në Ballkan në përgjithësi dhe Serbisë (Qendrën humanitare Nish), e në veçanti e cila ka qëllim kryesor mbledhjen e informacioneve dhe krijimin e një opinionit të gjerë mbi një realitet të shtrembër mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë (propagandë). Kjo është tentativa e katërt zyrtare (publik ) nga individ të lidhur ngushtë më FSB-në dhe BIA-në në Kosovë”, ka thënë Shala, për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë dhe AKI-ja në veçanti kanë hartuar një planë kundër veprimeve subversive të këtyre shërbimeve.

“Sepse shteti i Kosovës (strukturat e sigurisë në përgjithësi) dhe AKI-ja në veçanti kanë hartuar një planë kundër veprimeve subversive të këtyre shërbimeve në dem të sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, njohësi i sigurisë ka shtuar duke thënë se kjo nuk do mbetet tentativa e vetme e këtyre shërbimeve për të destabilizuar gjendjen e sigurisë duke ndikuar në sferën shoqërore e politike më krijimin e qëndrimeve të fabrikuara nga ato.

“Pra, institucionet politike të Kosovës dhe të Sigurisë ( AKI-ja,PK-ja,FSK-ja ) duhet të veprojnë siç janë duke vepruar në shkëmbim të informacioneve në afatet sa më të shpejt për të parandaluar ekspanzimin të mundshëm të këtyre shërbimeve në hapësirën e Republikës se Kosovës”, ka përfunduar Shala për gazetën “Bota sot” .

Alarmon Tërnava: Kosova e mbushur me agjentë të huaj

Image
Hajrullah Tërnava

Edhe njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se Kosova në këtë situatë është e rrezikuar edhe nga agjent me profesione tjera, si politikanë, studentë, profesor, sportistë etj.

“Në një situatë të brishtë të çështjes së sigurisë që mbretëron tani në Ballkan, e sidomos në Kosovë, tani këto shërbime të huaja e shtrijnë aktivitetin e tyre për qëllimet e tyre dhe të kohës dhe i kryejnë punët e tyre, qofshin të shërbimeve të huaja si agjentura të ndryshme ku i angazhojnë veprimtar të shumë lëmive si gazetar, politikanë, studentë, arsimtarë, sportistë e tjerë, që me kohë i kanë përgatitur, që në kohëra të caktuara kur iu jepen detyrat, ata duhen me i krye ato detyra për të cilat kanë qenë të paguar”, ka thënë Tërnava.

Ai mendon se kjo gjendje e Kosovës, e cila është përball marrëveshjes finale me Serbinë, ka bërë që shtetet tjera jo mike të Kosovës të dërgojnë agjentë të tyre që t’i prishin imazhin vendit tonë.

“Tani kur është aktivizuar çështja rreth bisedimeve përfundimtare për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, këto aktivitete të shërbimeve të huaja sikur i ceka, janë të kuptueshme në këto rrethana të tilla e sidomos për njohësit të situatave të sigurisë. Gazetari në fjalë dhe tjerët aktivist të tjerë të atyre shërbimeve sekrete, kur i marrin detyrat nga urdhërdhënësit, ata bëjnë çmos për t’i kryer ato detyra për të cilat paguhen e sidomos në këtë kohë kur të gjithë qytetarët po e vërejnë se situata politike në Kosove, është në vlim e sipër”, ka thënë mes tjerash ai.

Gazetari shpallet person ‘Non Grata’

Gazetari britanik Graham Phillips është shpallur person i padëshirueshëm (non grata) në Kosovë.

Në vendimin e fundit të institucioneve të Kosovës, thuhet se Phillips nuk është i dëshiruar më në shtetin me të ri në Evropë.

Në këtë dokument thuhet se ky vendim do të jetë i përhershëm, derisa autoritetet e Kosovës obligohet ta largojnë britanikun nga Kosova nëse ai hynë në territorin e kësaj të fundit si dhe ta njoftojnë ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat