Analisti politik: Vetëm kështu ndalen Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Politika

Analisti politik: Vetëm kështu ndalen Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Nga: N.H Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:47
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Protesta si mjet i demokracisë për të shprehur pakënaqësitë, nga njohësit e zhvillimeve politike në vend po konsiderohet si forma e vetme për t’i ndalur udhëheqësit e shtetit nga veprimet e tyre të dëmshme.

Analisti politik, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se krerët aktual të vendit nuk paraqesin asgjë të re në skenën politike, andaj ka bërë thirrje për protesta.

Kelmendi ka thënë se një pjesë të fajit për veprimet e dëmshme që po i bëhen vendit ka edhe vet popullin, që pajtohet më politikat e Thaçit, Veselit dhe Haradinajt.

Image
Jeton Kelmendi

“Problemi është pse ky popull dhe po i duron këta lider që bëjnë këso lloj marifetesh. Këta nuk paraqesin asgjë të re, sepse fytyra e vërtetë është kjo, por tragjikja është pse populli pajtohet me këtë shkelje që po u bëjnë në qafë popullit”, ka thënë Kelmendi.

Sipas Kelmendit, e vetmja formë për t’i ndalur udhëheqësit e shtetit janë protestat gjithëpopullore.

“Në një vend normal ngritën në këmbe 500 mijë vetë dhe i shkarkojnë edhe presidentin , edhe qeverinë dhe zgjedhin mekanizma dhe institucione relevante dhe shumë më kredibile”, ka përfunduar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat