Të merremi me Serbinë duhet të spastrojmë së pari radhët tona

Politika

Të merremi me Serbinë duhet të spastrojmë së pari radhët tona

Nga: D. B. Më: 14 mars 2019 Në ora: 19:24
Harta e Kosovës - ilustrim

Presioni i Serbisë është pasojë e mos koordinimit të brendshëm të forcave dhe potencialeve që ka pasur Kosova dhe tërë filozofia e shtet ndërtimit, sidomos pas periudhës “Postrugoviane” ka qenë e mbërthyer në interesa të ngushta klanore me qëllim të përfitimeve Ad Hok.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjes politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se të merremi me Serbinë duhet të spastrojmë së pari radhët tona.

Image
Ismet Haziri

“Këtu nuk kemi të bëjmë me taksën dhe platformën, por kemi të bëjë me substancën e shtetësisë, e cila nga dita në ditë po degradon nga mos konsekuenca, dhe niveli i ulët i përgjegjësisë, dhe të mos njohurive elementar politike dhe diplomatike për të udhëhequr me interesat nacionale. Me mbingarkim klanore dhe fisnore dhe nepotiset, duke qëndruar në institucione me peshë e përgjegjësi Historike personat që as nuk e kanë përvojën dhe as traditën për të u dal në ballë këtyre përgjegjësive kaq madhore nacionale”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, stabilimenti politik brenda vendit është marrë vetëm me akomodime në poste politike, korporata, ndërmarrje publike, televizion publikë, në mënyrë që të forcohen e të behën pashallarët e Kosovës.

“Serbia me traditën dhe dinakërinë e vetë ka avancuar në planin e forcimit të pozicioneve të veta politike e diplomatike, në forcimin e mbrojtjes dhe krijimin e potencialeve agresive luftarake, duke pasur mundësi që sot të luaj në shumë fronte. Pra, ajo paraqitet si viktimë Historike, ngase kurrë nuk ju ka potencuar dëbimi i shqiptareve nga Toplica, viktimizohet edhe sot, se padrejtësisht është bombarduar, shtiret si një vend me lidership të moderuar dhe paqësore, me vartësit e Millosheviqit dhe krejt ky fakt ndodhë fare pran syve të Evropës dhe SHBA, ngase ne nuk kemi investuar në ruajtjen dhe ndërtimit të imazhit ne mënyrë koherente. Politikbërsitë nuk duhet harruar se miqtë e para 20 viteve nuk janë ne skenat e vendim marrjes”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se presidenti Clinton, Ollbrajt, Kuk, Clark, Hollbruk e shumë të tjerë që u përkulnin për respektin e filozofisë Rugoviane, tani më janë të pensionuar ose nuk janë në jetë.

“Prandaj, fati i Taksës dhe i platformës shumë varet nga unifikimi i forcave te brendshme dhe harmonizimi i politikave me SHBA, Gjermanin dhe Anglinë, në të kundërtën nuk është aspak e lehtë të i bëhet ballë ofanzives serbe, ngase janë gabimet e Kosovës në udhëheqjen e politikave që çdo dite kritikohemi nga faktorët vendimmarrës, mjafton ditë ma parë kur Ambasadoret e Gjermanisë, Angli dhe SHBA e bën kritikën për një shef të zgjedhur nga Deputetet e kapur te Kuvendit për Agjencinë e pronave, asgjë nuk është e ndarë, të gjitha vihen në peshore dhe i epet pesha e brumit politikë dhe diplomatikë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat