Thaçi hapi ëndrrën e Serbisë për ndarjen e Kosovës

Politika

Thaçi hapi ëndrrën e Serbisë për ndarjen e Kosovës

Nga: A.M. Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:02
Hashim Thaçi

Profesor dr. Binak Maxharraj, konsideron se dialogu i deritashëm i Presidentit Thaçi me Serbinë, ka sjellë vetëm marrëveshje që e dëmtojnë vendin dhe se ai ka marrë rolin e lobuesit për ndarjen e vendit nëpër botë.

“Hashim Thaçi dialogoj me Daçiqin e Vuçiqin (kriminel të njohur serb gjatë luftës) dhe Kosovës i solli vetëm Marrëveshje të këqija që e dëmtojnë atë, si demarkacioni me Malin e Zi, Asociacionin për Serbet ne veri me kompetenca ekzekutive, dhe se fundi ky njeri e hapë edhe çështjen e korrigjimit të kufijve midis dy vendeve, duke e hapur kështu plagën  dhe ëndrrën e moçme të Serbisë për ndarjen e Kosovës”, ka thënë Maxharraj.

Madje, sipas tij, Presidenti shkoi edhe më larg, sa që e mori rolin e lobimit nëpër botë për ndarjen e Kosovës.

Image
Binak Maxharraj

“Kundër kësaj ideje dolën shumë shtete më të fuqishme të botes, por edhe brenda Kosovës këtë ide nuk e përkrah askush, ani pse Hashim Thaçi gënjen duke thanë se e ka përkrahjen e popullit. Rrenat e këtillë ia qitën për lendinë edhe zyrtaret amerikan qe para do kohe vizituan Kosovën”,  ka potencuar prof. dr. Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat